"Ne kemi gjetur një formulë që do të mundësojë ruajtjen e stabilitetit të kabinetit", - deklaroi ai të enjten për gazetarët pas një takimi me Presidentin e vendit.

Këtë javë Lideri i partisë "Qendra Social Demokratike/Partia Popullore", e cila është pjesë e koalicionit, Paulo Portas dha dorëheqjen nga posti i Ministrit të Jashtëm për shkak të mospajtimit me masat e reja shtrënguese. Megjithatë, partia e tij tani për tani nuk do të dalë nga radhët e koalicionit.