Kështu u shpreh për gazetarët Zv. Ministri i Jashtëm rus, Igor Morgullov, pas konsultimeve të Rusisë dhe Koresë së Veriut mbi programin bërthamor të kësaj të fundit.

Konsultimet mes Morgullov dhe Zëvendësit të parë të Ministrit të Jashtëm koreanoverior, Kim Kye Gwan, u zhvilluan një ditë më parë.

"Ne do të vazhdojmë punën e mëtejshme aktive me të gjithë partnerët e përfshirë në procesin 6-palësh me qëllim gjetjen e rrugëzgjidhjeve të pranueshme për të gjithë", - përfundoi Morgullov.