Falë përmirësimeve u zvogëlua dukshëm koha e nevojshme për lëshimin e raketave pas zbulimit të objektivave ajrore.

Sistemet e modifikuara "S-200" tashmë janë të afta jo vetëm të asgjësojnë objektivat strategjike dhe të shumëfishta, por edhe t’i përcjellin parametrat e objektivave sistemeve të tjera raketore të mbrojtjes kundërajrore. Komplekset raketore "S-200" janë në gjendje të godasin objektivat ajrore në një distancë nga 200 deri në 350 kilometra.