Kështu thuhet në njoftimin e publikuar nga Departamenti i Informacionit dhe Shtypit i Ministrisë së Punëve Jashtme të Federatës Ruse menjëherë pas bisedës telefonike të Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov me homologun e tij egjiptian Mohammed Kamel Amr.

"Së shpejti kryesia e re e përkohshme e Republikës Arabe të Egjiptit ka ndërmend të propozojë një plan të qartë veprimi për rinisjen e procesit të ndërprerë politik", - theksohet në komentet e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, të postuara në faqen e Internetit të dikasterit.