Menjëherë pas lutjes të së premtes disa grupe aktivistësh të "Vëllazërisë Myslimane" dhe lëvizjeve të tjera islamike po mblidhen në xhaminë Rabi’a al-Adawiyya, në shtabin e gardës presidenciale në lagjen kryeqytetase Heliopolis, si dhe pranë Universitetit të Kajros.

Sipas banorëve vendas, islamistët e vendosur pranë universitetit më të madh të vendit hyjnë shpesh në shtëpitë e tyre, përpiqen të kryejnë kontrolle të paligjshme dhe të fshehin armë në to. Përveç kësaj, arka me armë janë zbuluar edhe në parkun pranë Universitetit.