Ndër këto vende renditen: Franca, Italia, Holanda, Polonia, Austria, Finlanda, Irlanda dhe Spanja, njoftuan të premten mediat europiane.

Portali "WikiLeaks" ka publikuar listën e 21 vendeve në të cilat Snowden ka kërkuar azil. Sipas të dhënave të faqes së Internetit, bëhet fjalë për Austrinë, Bolivinë, Brazilin, Kilin, Gjermaninë, Indinë, Irlandën, Spanjën, Italinë, Kinën, Kubën, Holandën, Nikaraguan, Norvegjinë, Poloninë, Rusinë, Spanjën, Suedinë, Zvicrën, Islandën dhe Ekuadorin.