Pasi u nis nga Moska avionit iu desh të kryente një ulje të paplanifikuar në Vjenë, pasi Franca, Portugalia, Italia dhe Spanja mbyllën hapësirat e tyre ajrore dhe i mohuan atij mundësinë e furnizimit me karburant.

Arsyeja e një veprimi të tillë ishte druajtja se mos në bordin e avionit ndodhej ish-bashkëpunëtori i CIA-s, Edward Snowden. Më parë Presidenti i Bolivisë pati deklaruar gatishmërinë e tij për të ndihmuar informatorin e arratisur amerikan.