Amnistia përfshin jo vetëm të burgosurit, por edhe ata të cilët nuk po vuajnë dënime që kanë të bëjnë me heqjen e lirisë, të dënuarit me kusht, personat dënimi i të cilëve është shtyrë, si dhe ata që janë liruar me kusht. Nga amnistia nuk përfshihen ata persona që kanë kryer krime me përdorim dhune ose me kërcënimin e përdorimit të dhunës. Vendimi hyn në fuqi në datën e publikimit të tij dhe duhet zbatuar brenda 6 muajve.