Pikërisht atje do të mbahen konferencat e përditshme për shtyp me organizatorët, pjesëmarrësit kryesorë dhe Ambasadorët e Universiadës.

Qendra është e pajisur me aparaturat më moderne, të cilat do të mundësojnë transmetimin në 105 vende në mbarë botën. Në Qendrën e shtypit ka akses të rregullt në Internet si dhe shërbim riparimi të aparateve fotografike profesionale.

Përveç Qendrës Kryesore të Shtypit për përfaqësuesit e mediave do të funksionojnë edhe 30 qendra për shtyp në objektet e zhvillimit të garave sportive, qendra e shtypit e Parkut të Universiadës si edhe zona për shtyp e Qendrës Ndërkombëtare të Informacionit.