Siç u shpreh për “Zërin e Rusisë” Guvernatori i qarkut të Ekaterinburgut, Eugjeni Kujvashev, për evenimentet e mëdha ndërkombëtare në qytet po ndërtohen aktivisht hotele të të gjitha kategorive. Ndërkohë, gjatë 3 viteve të fundit kapaciteti i hoteleve është rritur gati trefish, duke arritur deri në 82%.

Për Expo 2020 Ekaterinburgu do të ndërtojë Fshatin e Expo, i cili më pas do të përdoret për kampuse studentore dhe banesa sociale, çka do të ulë ndjeshëm koston mesatare të apartamenteve në qytet.