Natën në të gdhirë të së enjtes ushtria e Egjiptit rrëzoi nga pushteti Presidentin islamist Mohammed Mursi, pezulloi fuqinë ligjore të Kushtetutës dhe i kërkoi Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të kryejë funksionet e kreut të shtetit gjatë periudhës tranzitore.