Sipas deklaratës së Ministrit egjiptian të Mbrojtjes, Abdelfattah Al-Sisi, për ushtarakët është më e denjë të vdesin se sa të shikojnë se si e frikësojnë popullin egjiptian.

Fjalët e Kreut të Ministrisë së Mbrojtjes u publikuan pas fjalimit të Presidentit-islamik Mohammed Mursi, i cili deklaroi se nuk do të japë dorëheqjen pavarësisht protestave masive të opozitës dhe ultimatumit të ushtarakëve. Ai premtoi gjithashtu të japë jetën për hir të sundimit të ligjit.