Rreth 200 vetë u plagosën.

Dy demonstrata me pjesëmarrjen e mijëra njerëzve - mbështetës dhe kundërshtarë të Presidentit Mursi - po zhvillohen në zona të ndryshme të Kajros.

Më parë Presidenti i Egjiptit gjatë mesazhit të tij 45-minutësh televiziv deklaroi se ai nuk e pranon ultimatumin e komandës ushtarake të vendit, e cila të hënën i dha atij 48 orë afat për zgjidhjen e krizës politike. Mursi deklaroi se është udhëheqësi legjitim i vendit dhe se nuk do t’i nënshtrohet diktatit të ushtarakëve.