Të dy pacientët në fjalë kanë jetuar të infektuar me virusin HIV për gati 30 vjet. Përveç kësaj sëmundjeje ata vuanin nga Limfoma, për shkak të së cilës u bë i nevojshëm edhe transplantimi i palcës kockore. Pas transplantimit testi i gjakut nuk tregoi praninë e virusit HIV tek njëri nga pacientët gjatë 4 viteve të fundit, ndërsa tek tjetri - gjatë dy viteve të fundit.

Disa muaj më parë mjekët anuluan për këta pacientë përdorimin e preparateve mjekësore për të luftuar HIV-in. Gjithashtu nuk vihen re shenja të rikthimit të sëmundjes tek ata.