Mikroçipi u zbulua dy javë më parë, por ky fakt nuk u bë publik në mënyrë që të mos pengohej hetimi.

Ministri i Punëve të Jashtme të Ekuadorit, Ricardo Patiño, refuzoi të bënte ndonjë hamendësim lidhur me faktin se kush e kishte instaluar pajisjen, por siguroi se personat, të cilëve u përket pajisja e përgjimit, do të gjenden.

Ai shtoi se ky fakt ishte një provë tjetër e humbjes së etikës diplomatike në marrëdhëniet në nivel ndërkombëtar. "Ne përgjohemi nga të gjitha anët", - deklaroi Patiño.