Zjarri shpërtheu kur letra ra në dysheme. Menjëherë u aktivizua sinjali i alarmit të zjarrit. Policët që mbërritën në vendngjarje e çaktivizuan bombën.

Sipas të dhënave të policisë, letra është dërguar nga radikalët e "Federatës Informale Anarkiste" italiane (FAI). Me këtë gjest FAI donte t’i shprehte mbështetjen e vet anarkistëve grekë, të cilët u dërguan zyrtarëve europianë si dhe ambasadave zarfe me bomba.