Sipas të dhënave të Shtabit të trupave të këmbësorisë të Indisë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore kanë humbur jetën 830 njerëz.

Operacioni në shkallë të gjerë për shpëtimin e njerëzve mori emrin e koduar "Stuhia diellore". Në këtë operacion u përfshinë efektivët e Forcave Ushtarake të Desantit dhe forcat xheniere, dhjetra helikopterë ushtarakë të transportit dhe avionë që sollën në zonën e fatkeqësisë natyrore më shumë se 400 ton medikamente dhe produkte ushqimore.

Autoritetet indiane i druhen përhapjes së epidemisë, pasi nën rrënoja vazhdojnë të mbeten ende trupat e pajetë të viktimave.