"Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry ranë dakord në Brunei për të vazhduar dialogun në lidhje me të gjitha çështjet aktuale, duke përfshirë edhe problemin e sistemit të mbrojtjes antiraket, atë të reduktimit të armatimeve strategjike ofensive dhe faktorëve të tjerë të stabilitetit strategjik në kuadër të takimit të planifikuar më 9 gusht në Uashington mes ministrave të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (në formatin "dy plus dy")", - njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme ruse.