Demonstruesit thërrisnin "dorëheqje" dhe premtuan se do të organizojnë çdo ditë protesta të tilla.

Protestat antiqeveritare po zhvillohen për të 19-tën ditë rresht në Bullgari. Pakënaqësia popullore u provokua nga emërimi në postin e Kreut të Shërbimit Shtetëror të Sigurisë Kombëtare të Deljan Peevski, një përfaqësues i partisë së pakicës turke "Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë".