Sipas burimeve të mirëinformuara, Monarku belg do të shpallë abdikimin e vet nga froni. Transmetimi direkt i fjalimit të Mbretit do të fillojë më 18:00 sipas orës lokale.

Kabineti i ministrave është informuar paraprakisht për këtë fjalim të datës 3 korrik të Albertit II. Informacioni në lidhje me abdikimin e ardhshëm të monarkut nga froni u konfirmua në kushte anonimiteti nga disa zëvendës/kryeministra.

Sipas informatave jo zyrtare, ceremonia e abdikimit do të mbahet më 21 korrik.