Sipas deklaratës së përfaqësuesit zyrtar të Qeverisë Franceze, fjalë nuk bëhet për ndërprerjen e negociatave, por "duket e udhës që ato të pezullohen ndoshta për një periudhë kohore prej 15 ditësh", për të shmangur polemikat dhe për të marrë informacionin që i kërkohet SHBA-së.

Në Samitin e "Tetëshes së Madhe" në qershor të këtij viti BE-ja dhe SHBA-ja shpallën mbi planet e veta për nënshkrimin e "marrëveshjes më të madhe të tregtisë dypalëshe në histori" dhe nisën negociatat lidhur me këtë çështje.