Aktivistet e organizuan aksionin e protestës në mbështetje të feministes Amina Tyler, e cila ndodhet e ngujuar aktualisht në një burg tunizian. Protesta u zhvillua në prag të nisjes së Presidentit François Hollande me një vizitë në Tunizi.

Tyler është një studente tuniziane, e cila botoi në rrjetin social Facebook fotot e veta nudo. Veprimi i saj i zemëroi keq myslimanët ultrakonservativë vendas.