Në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i vendeve, të cilat kanë marrë kërkesat përkatëse nga Edward Snowden, ka shkuar deri në 21.

Siç njofton "WikiLeaks", më 30 qershor Këshilltarja për çështjet ligjore të faqes së Internetit, Sarah Harrison, dorëzoi në Seksionin Konsullor të MPJ-së të Rusisë pranë aeroportit "Sheremetievo" të Moskës në emër të Edward Snowden kërkesat për azil politik të adresuara Austrisë, Bolivisë, Brazilit, Kilit, Gjermanisë, Indisë, Irlandës, Italisë, Kinës, Kubës, Holandës, Nikaraguas, Norvegjisë, Polonisë, Rusisë, Finlandës, Francës dhe Zvicrës.

Siç rrjedh nga njoftimi në "WikiLeaks", lista në fjalë nuk është shteruese.