Avokatët e katër paditësve theksojnë se praktika e të ushqyerit të tillë shkel etikën mjekësore dhe faktikisht qëndron në të njëjtin nivel me torturimin e të burgosurve.

Autoritetet e burgut deklarojnë se tani po e aplikojnë këtë praktikë me 44 të burgosur, në mënyrë që ata të mos vdesin nga uria.

Greva e urisë në burgun e Guantanamos filloi në shkurt të këtij viti dhe ajo përbën në vetvete grevën më të gjatë në historinë e këtij burgu.