Operacioni për çaktivizimin e bombës 250-kilogramëshe do të fillojë pas disa orësh. Deri më tani nga shtëpitë, që ndodhen në një rreze prej disa qindra metrash nga gjetja e rrezikshme, janë evakuuar rreth 1.000 persona. Disa rrugë përreth janë bllokuar.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore në territorin e Gjermanisë janë hedhur mbi 2 milionë bomba, më shumë se 20% e të cilave nuk shpërthyen.