Andreas Anschlag u dënua me 6.5 vjet burg, ndërsa bashkëshortja e tij me 5.5 vjet heqje lirie. Gjithashtu ata duhet të paguajnë një gjobë prej 500 mijë euro, ndërkohë që e gjithë pasuria e tyre do të konfiskohet dhe do t’i transferohet shtetit.

Hetimi ka gjetur se bashkëshortët Anschlag, të cilët kanë punuar për Shërbimin e Zbulimit të Jashtëm të Rusisë, mbërritën në Gjermani në fund të viteve 1980, kurse emrat e tyre të vërtetë janë Aleksandër dhe Olga Rost.