“U-580”, e cila u mbyt në vitin 1941, u gjet në thellësinë 38 metra, 14 km larg nga Klaipeda.

“U-580” ishte pjesë e flotiljes së 5-të të nëndetëseve të Kriegsmarine. Ajo u mbyt më 11 nëntor të vitit 1941, pas përplasjes me anijen “Angelburg”. Përplasja ndodhi gjatë kohës së stërvitjeve. Si rezultat humbën jetën 12 persona, ndërkohë që 32 vetë arritën të shpëtojnë.