Ai shpjegoi se dorëzimi është i pamundur për shkak të faktit se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aplikohet dënimi me vdekje.

"Rusia kurrë nuk ka dorëzuar, nuk dorëzon dhe nuk do të dorëzojë askënd. Rastet e ndodhura më parë kanë qenë të lidhura me shkëmbimin dhe jo thjesht me dorëzimin", - shtoi Dimitri Peskov.

Edward Snowden doli sot në faqen "WikiLeaks" me deklaratën e tij të parë publike që nga momenti i mbërritjes në Rusi më 23 qershor, në të cilën akuzoi Presidentin e SHBA-së Barack Obama për faktin se ai nuk i njeh ish-bashkëpunëtorit të CIA-s të drejtën për azil politik.