Rreth dënimit të tyre nuk dihet ende asnjë gjë. Në bankën e të akuzuarve ndodhen gjyqtarë, avokatë, shkencëtarë, liderë publikë dhe të rinj. Të gjithë ata janë shtetas të Emirateve të Bashkuara Arabe, midis tyre edhe 12 femra.

Sipas versionit të hetuesve, të pandehurit krijuan një organizatë të paligjshme të afërt për nga ideologjia me "Vllazërinë Myslimane", mbështetësit e së cilës erdhën në pushtet në Egjipt, si dhe forcuan pozitat e tyre në një sërë shtetesh të rajonit si rezultat i "Pranverës arabe".