Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke, njoftoi se 70% e biletave për ndeshjet në Brazil do të jenë më të lira se sa në kampionatet e mëparshme. Zyrtarisht çmimet e biletave do të shpallen më 19 korrik.

Më parë në Brazil ka patur protesta masive kundër shpenzimeve të mëdha në lidhje me përgatitjen e Kampionatit Botëror të Futbollit dhe shërbimet e këqija sociale në vend.