Nesër në Bagdad fillon samiti i Lidhjes së Shteteve Arabe. Tema kryesore e takimit do të jetë situata në Siri, ku mbeti në gjysmë të rrugës “Pranvera arabe”. Për ironi të fatit takimi, në të cilin do të diskutohen pasojat e “Pranverës arabe”, do të mbahet në ish Pallatin e Sadam Huseinit.