×
Lindja e Mesme

Ekspertët e OKB-së bënë publik raportin mbi përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë në Siri. Pas shqyrtimit të imtësishëm të dëshmive faktike, ata gjetën se substancat toksike për këtë vitin e fundit atje janë përdorur së paku pesë herë. Vërtetë, gjatë kësaj ekspertët nuk ishin të autorizuar për të evidentuar se cila prej palëve ndërluftuese e vuri në përdorim arsenalin kimik.

"Marrëdhëniet e veçanta" mes SHBA-së dhe Izraelit po shpërbëhen shumë shpejt. Mediat amerikane po u bien kambanave të alarmit: Uashingtoni dhe Tel Avivi, të cilët vepronin më parë "si kuaj të mbrehur në një qerre", nuk po bien dot dakord tani as mbi situatën në Siri dhe as për programin bërthamor të Iranit.

Testi për koronavirus, të cilit iu nënshtrua një deve në Arabinë Saudite, dha rezultat pozitiv.

Ish-Ministri i Punëve të Jashtëm i Britanisë së Madhe i quajti paratë hebree pengesën kryesore në rrugën e procesit të paqes në Lindjen e Mesme, shkruan gazeta izraelite "Haaretz".

Të gjitha vendet në Lindjen e Mesme, me përjashtim të Sirisë, Iranit dhe pjesës më të madhe të Libanit, kontrollohen nga Shtetet e Bashkuara, tha në një intervistë për "Zërin e Rusisë" në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes të Libisë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, diskutuan situatën në Egjipt dhe Siri, problematikën e zgjidhjes së krizës në Lindjen e Mesme dhe programin bërthamor të Iranit, njoftuan në Ministrinë e Jashtme të Rusisë.

Shërbimet speciale britanike drejtojnë një bazë sekrete në Lindjen e Mesme, misioni i të cilës është interceptimi i thirrjeve telefonike dhe survejimi i korrespondencës në rrjetin Internetit, shkruan gazeta "The Independent", duke cituar dokumentet e deklasifikuara nga ish-bashkëpunëtori i CIA-s në arrati, Edward Snowden.

Plot një çerek shekulli më parë, më 20 gusht të vitit 1988, hyri në fuqi armëpushimi mes Irakut dhe Iranit. Përfundoi lufta e përgjakshme 8-vjeçare. Sipas mendimit të ekspertëve, asnjëra nga palët ndërluftuese nuk e arriti fitoren e pakushtëzuar.

SHBA-ja po ndryshon taktikën e veprimeve në Lindjen e Mesme pas ngjarjeve në Egjipt, ku ushtarakët përmbysën "Vëllazërinë Myslimane", mendon Drejtori i qendrës kërkimore "Jaffa" në Kajro, Rifaat Saeed Ahmed.

Aktivitete të tilla të rëndësishme si Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Shën Petersburgut (FENP, russ. ПМЭФ) ushtrojnë një ndikim vendimtar në zhvillimin e ekonomisë botërore dhe proceset globale politike. Me këtë mendim pajtohen plotësisht ekspertët - mysafirë të Forumit të XVII Ekonomik Ndërkombëtar të Petersburgut.
Dukja në Lindjen e Mesme e sistemeve ruse të mbrojtjes kundërajrore "S-300" (russ. "C-300")
Të martën Presidenti rus zhvilloi tashmë negociatat e treta për javën e fundit kushtuar zgjidhjes së krizës siriane. Pas takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry, dhe Kryeministrin e Britanisë së Madhe, David Cameron, Vladimir Putin priti në Soçi Kreun e kabinetit të ministrave të Izraelit, Benjamin Netanjahu.
Në sfondin e luftës civile në Siri, paqëndrueshmërisë në Irak dhe në gjithë rajonin po fillojnë të shprehen gjithnjë e më shpesh druajtjet në lidhje me rishikimin e pashmangshëm të kufijve në Lindjen e Mesme. Por për këtë nuk janë të interesuar as autorët e "Pranverës arabe", as Perëndimi dhe madje as separatistët e kallëpeve të ndryshme.
Perëndimi është i fiksuar me çështjen bërthamore të Iranit. Ndoshta e vetmja mënyrë për të zgjidhur këtë problem mbetet avancimi drejt krijimit në këtë rajon të një zone të lirë nga armët bërthamore, shprehet me bindje të plotë Profesori i nderuar i gjuhësisë dhe filozofisë në Universitetin e Teknologjisë të Massachusetts (Massachusetts Institute of Technology, MIT), Noam Chomsky. Edhe bota arabe po e mbështet këtë ide.
Stuhia që goditi Libanin, Jordaninë, Turqinë, Izraelin dhe territoret palestineze, mori jetën e të paktën 17 personave.
Papa Benedikti XVI në predikimin e tij tradicional me rastin e Krishtlindjeve “Urbi et Orbi” - "Qytetit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u bëri thirrje palestinezëve që të vazhdojnë negociatat mbi avancimin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30