×
Ekonomia Tetor 2013

Në Bullgari ka startuar ndërtimi i gazsjellësit "Rrjedha e Jugut" (ang. "South Stream").

Irani mund të refuzojë të zbatojë projektin multimiliarder të furnizimit të gazit natyror në Pakistan nëpërmjet tubacionit, deklaratën në fjalë e bëri në prag në mbrëmje Ministri i naftës i vendit, Bican Namdar Zangane, në një konferencë ndërkombëtare për hidrokarburet në Teheran.

Niveli i papunësisë në zonën e euros në shtator arriti vlerën rekord - 12.2%.

Statistika tejet alarmuese botoi Shoqata e Bankave të Kursimit të Gjermanisë (Deutscher Sparkassen-und Giroverband, DSGV). Ato dëshmojnë se norma e kursimeve të qytetarëve gjermanë ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 2002. Dhe ky është një sinjal shumë serioz për të gjithë zonën e euros, shpëtimi i së cilës varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga sukseset ekonomike të Gjermanisë.

Bota po përballet me deficitin e verës, dhe kërkesa për këtë pije tashmë është më e madhe sesa oferta, paralajmëron korporata amerikane Morgan Stanley.

Rusia hyri në listën "Top-100" të vendeve përkatësisht kushteve të zhvillimit të biznesit. Banka Botërore dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) kanë publikuar renditjen e rejtingut vjetor të Doing Business, në të cilin vlerësohet klima për mjedisin e biznesit në 189 shtete të botës.

Rusia do të mbështesë përpjekjet e Greqisë për të kapërcyer vështirësitë ekonomike, deklaroi sot Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, në një takim me Kryeministrin grek, Antonis Samaras.

Kryeministri rus Dimitri Medvediev deklaroi të mërkurën mbi nevojën për të krijuar kushtet për rritjen e eksporteve të gazit rus dhe rritjen e pjesës së Rusisë në tregun global të gazit.

Kreu i kompanisë ruse "Gazprom", Aleksei Miller, ofroi mundësinë e shitjes së gazit për Ukrainën me parapagesë në lidhje me shkeljen nga ana e këtij vendi të kushteve të pagesave.

Dy bursa që investuan në bonot greke arritën një fitim më të madh se 100 % në vit. Bëhet fjalë për bursat nën menaxhimin e NBG Asset Management dhe Eurobank Asset Management.

Kryetari i Bordit Drejtues të kompanisë ruse "Gazprom" Aleksei Miller deklaroi se Ukraina ende nuk ka paguar për furnizimin e saj me gaz në muajin gusht - 882 milionë $.

Rusia i ka përmirësuar treguesit e saj në fushën e krijimit të një mjedisi të favorshëm për biznesin dhe brenda një viti u ngjit nga vendi i 112-të në vendin e 92-të në renditjen botërore të Doing Business, të hartuar nga Banka Botërore dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare.

Autoritetet kubane miratuan planin e likujdimit të sistemit me dy monedha valutore, duke llogaritur se kjo do të mundësojë rivendosjen e vlerës dhe rolit të pesos si valutë kombëtare.

Franca mendon se kursi i euros është i lartë, sepse politika monetare e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) është tepër e shtrënguar dhe se zhvillohet në bazë të interesave të Gjermanisë.

Kompania ruse e naftës "Rosneft" dhe ajo kineze "Sinopec" gjatë vizitës së Kryeministrit rus Dimitri Medvediev në Kinë nënshkruan memorandumin e një kontrate eksporti në kushtet e parapagimit.

Çmimi i naftës WTI në ankandet e 21 tetorit për herë të parë që nga korriku i këtij viti ra nën 100 $, dëshmojnë të dhënat e bursës tregtare të Nju Jorkut.

Rusia ka ndërmend të paraqesë një ankesë pranë OBT-së kundër taksave të BE-së për produktet metalurgjike dhe kimike. 

SHBA-ja po vlerëson dëmin e shkaktuar si pasojë e ndalimit të punës së qeverisë për shkak të papajtueshmërisë së kongresmenëve.

Ritmet e rritjes së ekonomisë të Kinës u rritën, dëshmojnë të dhënat e publikuara nga Departamenti Shtetëror i Statistikave të Kinës.

Gjykata Evropiane e juridiksionit të përgjithshëm mori në shqyrtim 12 aplikacionet e të prekurve në mars nga vendimi për të cilin ranë dakord Eurogrupi dhe autoritetet qipriote në kushtet e dhënies Republikës të ndihmës antikrizë me përmasa 10 miliardë euro.

Kriza e buxhetit ka ngadalësuar rritjen ekonomike të Shteteve e Bashkuara të Amerikës, deklaroi Presidenti i vendit Barack Obama ditën e enjte në një fjalim televiziv. 

Një nga bankat më të mëdha komerciale amerikane "Chase" po ndërmerr vendosjen e një sërë kufizimeve në lidhje me transaksionet financiare.

Së shpejti Rusia do të dërgojë në Brazil partinë e fundit të helikopterëve "Mi-35" sipas kontratës së vitit 2008, njoftoi Drejtori i Shërbimit Federal rus për Bashkëpunimin Tekniko-Ushtarak Aleksandër Fomin.

Presidenti amerikan Barack Obama nënshkroi ligjin që rrit tavanin e borxhit dhe rifillon financimin e institucioneve shtetërore.

Rusia i propozoi Perusë blerjen e helikopterëve rusë "Mi-171Sh", si dhe të automjeteve të blinduara, njoftoi të enjten Kreu i Shërbimit Federal për Bashkëpunimin Tekniko-Ushtarak Aleksandër Fomin.

Liderët e demokratëve dhe republikanëve në Senatin amerikan po përgatiten për të deklaruar së shpejti mbi arritjen e kompromisit në lidhje me buxhetin e shtetit, njoftojnë mediat me referim tek burime në Kongres.

Rusia i propozoi Perusë hapjen në këtë vend të një qendre shërbimi për riparimin dhe mirëmbajtjen e helikopterëve të prodhimit rus dhe sovjetik, të blerë në Amerikën Latine, njoftoi të mërkurën Zëvendësministri rus i Mbrojtjes pas përfundimit të takimit të ministrave të mbrojtjes të Rusisë dhe Perusë.

Në Kongresin Amerikan u pezulluan bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit shtetëror dhe rifillimin e punës së organeve qeveritare.

Qymyri do të shndërrohet në karburantin më të konsumuar në botë deri në vitin 2020, duke parakaluar përkatësisht këtij treguesi naftën.

Bankat qendrore filluan të zhvillojnë planet e veprimit për mbajtjen e tregjeve financiare në gjendje të qëndrueshme në rast të default-it të SHBA-së.

Lideri i demokratëve në Senatin Amerikan Harry Reid njoftoi përparimin e madh të arritur në negociatat me republikanët mbi krizën e buxhetit dhe pezullimin e punës së qeverisë.

Fitues të Çmimit Nobel në Ekonomi për vitin 2013 u bënë shkencëtarët amerikanë Eugene Fama, Lars Peter Hansen dhe Robert Shiller - "për analizën empirike të çmimeve të aseteve".

Kreu i FMN-së Christine Lagarde paralajmëroi se default-i në SHBA mund ta çojë botën në recesion.

Për dy vjet në rajonin e Uljanovskut do të krijohet një qendër për ndërtimin e avionëve të transportit, njoftoi në një takim në Uljanovsk Guvernatori i rajonit, Sergei Morozov.

Rusia mirëpret investimet e koncernit gjerman "Siemens" dhe do të mbështesë projektet e tij, premtoi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një takim me Kryetarin e kompanisë "Siemens AG", Joe Kaeser.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin shpreh keqardhjen e vet në lidhje me faktin që Gjermania refuzoi realizimin e projekteve të përbashkëta për zhvillimin e teknologjive të energjisë bërthamore.

Aktualisht rreth një e treta e tregtisë globale të gazit i bie për pjesë gazit të lëngshëm natyror (LNG). Edhe pse në vitin 2011 ritmet e rritjes u ngadalësuan, ekspertët i parashikojnë një "të ardhme të ndritur" këtij tregu. Në vitin 2015 do të vihen në punë disa ndërmarrje për prodhimin e LNG-së në Azi dhe Australi.

Biznesi rus është duke u përgatitur për të mbrojtur të drejtat e veta në tregjet e huaja. Gjatë vitit të parë të anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë janë evidetuar 79 masa ekzistuese diskriminuese ndaj eksporteve ruse në vendet e OBT-së.

Programi amerikan i Antarktidës do të reduktohet deri në minimum.

SHBA-ja deri tani nuk është përcaktuar në lidhje me fatin e buxhetit të vet. Ndërsa kjo zvarrit negociatat mbi një çështje tjetër tejet të rëndësishme - rritjen e tavanit të borxhit publik të vendit. Dhe mungesa e lajmeve nga SHBA-ja ka filluar tashmë të drithërojë ethshëm tregjet botërore.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
5
6
12
13
19
20
23
24
25
26
27
28