×
Ekonomia Mars 2013
Bankat qipriote kanë filluar t'i shërbejnë më në fund klientëve. Pavarësisht nga fakti se institucionet e kreditit nuk kanë punuar në ishull për gati dy javë, panik dhe eksitim rreth zyrave të tyre nuk është vërejtur.
Qiproja nuk ka ndërmend të dalë nga zona e euros, deklaroi ditën e premte Presidenti i vendit, Nicos Anastasiadis, gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të qeverisë në Nicosia.
Vendimet e Samitit të pestë të BRICS së bashku me marrëveshjet e forumeve paraardhëse do të formojnë bazën e strategjisë së përgjithshme të zhvillimit të këtij bashkimi. Ndikimi i faktorëve ekonomikë globale, në kuptimin e plotë të fjalës, po i shtyn këto vende për bashkëveprim.
Qipro e respekton programin rus antikrizë, të cilin qeveria e bashkërenditi tashmë me BE-në dhe FMN-në, deklaroi Kreu i Ministrisë së Jashtme të Qipros, Ioanis Casoulidis.
Qindra miliona euro janë transferuar nga Qipro, nëpërmjet zyrave përfaqësuese të bankave qipriote, në Londër dhe në Moskë, njofton Agjencia ITAR-TASS duke iu referuar kanalit televiziv grek “Mega” (http://www.megatv.com/default.asp).
Në bankat qipriote u transferuan 5 miliardë euro cash, të dërguara të mërkurën në mbrëmje në kushtet e masava të rritura të sigurisë me një fluturim të veçantë nga Frankfurti në Maine.
Rusia përshëndet idenë e shfrytëzimit më efikas të potencialit ekonomik të BRICS me mbështetjen e biznesit. Kjo do të siguronte rritjen e volumit të tregtisë dypalëshe, investimeve si dhe zgjerimin e kooperimit industrial.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u bën thirrje biznesmenëve nga vendet anëtare të BRICS të aktivizojnë punën për zgjerimin e projekteve multilaterale të investimeve. "Me iniciativën e Rusisë u themelua Këshilli i Biznesit.
Rusia është e gatshme të ofrojë 18 miliardë $ për pjesëmarrje në mekanizmin e mbështetjes reciproke të vendeve anëtare të BRICS (BRIKS).
Gjatë krizës globale financiare dhe ekonomike pikërisht shtetet e BRICS (BRIKS) kanë dhënë kontributin më të madh në ekonominë globale, duke mbështetur me këtë rritjen e saj. Megjithatë, në institucione të tilla ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, vendi i shteteve të BRICS është shumë më modest se sa pozicioni i tyre real në botë.
Pesë vendet anëtare të BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) ranë dakord për themelimin e Bankës për Zhvillim.
Britania, Kina, India dhe disa vende të tjera u frymëzuan nga ideja e zhvillimit të energjetikës rreshpe (shist). Ekspertët dyshojnë në mundësinë reale të përsëritjes së suksesit amerikan.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik parashikon rritjen e rrjedhjes së kapitalit nga Rusia në vitin 2013, duke përmendur si një nga shkaqet edhe situatën në Qipro.
Në Afrikën e Jugut pritet të hapet Samiti vjetor i klubit të vendeve BRICS (BRIKS), në të cilin përfshihen Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Samiti do të mbahet në qytetin Durban, porti detar më i madh i Afrikës së Jugut.
Udhëheqja e Qipros shprehet e gatshme për zhvillimin e reformave ekonomike. Plani i saj është i tillë: të bllokohen përkohësisht transaksionet në formë jo-cash në vend, të mbahen të ngrira për një afat të papërcaktuar depozitat me më shumë se 100.000 € dhe të ristrukturohen bankat kryesore më të mëdha të shtetit ishullor.
Një nga rezultatet e takimit të fundit të "Qeveria e Federatës Ruse - Komisioni Evropian" u bë nënshkrimi i "hartës rrugore" të bashkëpunimit energjetik midis Rusisë dhe BE-së deri në vitin 2050. Vërtetë, ai është një dokument kornizë dhe nuk ka të bëjë me Paketën e Tretë të Energjisë - planin e liberalizimit të tregut të energjisë në Evropë.
Korporata britanike e naftës “BP” shpalli mbi blerjen e aksioneve të veta nga investitor
Ka pak gjasa që Rusia të bjerë dakord për blerjen e aseteve të
Kërkesa e BE-së për taksimin e depozitave bankare në Qipro ka kërcënuar seriozisht sistemin financiar të ishullit. Disa ekspertë e vlerësojnë këtë si krizë ideore të kapitalizmit, si sistem i bazuar në parimet e tregut të lirë.
"Rosneft" shpreson në realizimin e projekteve të mëdha strategjike në partneritet me grupin e
Kina ende mban statusin e lideres botërore përkatësisht vëllimit të investimeve të huaja të tërhequra në vend. Këto të dhëna janë publikuar nga kompania ndërkombëtare e auditit PricewaterhouseCoopers.
Eurogrupi është kundër pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të Rusisë në programin e stabilizimit financiar të Qipros, deklaroi Ministri i Financave i Maltës, Edward Scicluna.
Të enjten "Rosneft" përfundoi të gjitha formalitetet ligjore dhe financiare për blerjen e
Qeveria e Qipros hoqi dorë nga ideja e vendosjes së tatimit mbi depozitat bankare, deklaroi Kryetari i Parlamentit Jannakis Omiru pas një takimi me Presidentin Nicos Anastasiadis.
Sberbank-ës ruse iu ofrua blerja e një banke në Qipro, por ajo nuk shfaqi interesim ndaj këtij propozimi, njoftoi Kreu i saj German Gref.
Qeveria e Qipros ka përgatitur një paketë alternative antikrizë, e cila këtë mëngjes do t’u paraqitet për shqyrtim liderëve të partive parlamentare.
Ministrat e Financave të Rusisë dhe Qipros nuk arritën të merrnin vendimin përfundimtar në lidhje me problemin e borxhit që ka prekur shtetin ishullor.
Gjysmë trilioni dollarë - e tillë rezulton shuma totale e rënies në vigjilje të çmimit të aksioneve në platformat tregtuese të bursave botërore. Dhe i gjithë faji për këtë bie mbi Qipron. Natën e kaluar Presidenti i Qipros paralajmëroi se vendimi për të imponuar taksën mbi depozitat bankare, ka shumë gjasa, të mos miratohet për shkak mosgrumbullimit të numrit të kërkuar të votave parlamentare. Ndërsa kjo do të thotë se vendi është si kurrë ndonjëherë më parë në prag të falimentimit.
Presidenti i Qipros Nicos Anastasiadis mendon se parlamenti do ta refuzojë projektligjin e qeverisë për tatimin mbi depozitat bankare.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Mars 2013
Kalendari i ngjarjeve
Mars 2013
1
2
3
5
6
9
10
16
17
23
24
30
31