×
Ekonomia 2013

Moska shpreson se ndërtimi i seksionit të tubacionit të gazit "Rryma Jugore" ("South Stream") në Serbi do të do të shkojë sipas planit, pavarësisht negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian të planifikuara për janarin e vitit 2014, thuhet në komentin e Zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse, Aleksandër Llukasheviç (Alexander Lukashevich).

Prodhimi i naftës në Rusi do të rritet në bazë të përfundimeve të vitit në vazhdim me 1.2% - deri në 523.2 milionë ton, eksportet e gazit rus në të njëjtin vit do të rriten me 8% - deri në 193 miliardë metra kub, njoftohet në raportin e Ministrisë së Energjetikës të Federatës Ruse.

Siria dhe kompania ndërshtetërore e naftës "Sojuzneftegaz" nënshkruan marrëveshjen për kërkimin e naftës në shelfin e këtij vendi arab. Detajet e saj nuk janë bërë të njohura ende.

Kryeministri ukrainas Mykola Azarov, duke hapur mbledhjen qeveritare të së mërkurës, deklaroi se 12 miliardë $ të tjera Kievi i pret nga Moska në fillim të vitit 2014.

Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës të Bullgarisë, Dragomir Stojnev, këto ditët e fundit ka deklaruar se tre vjet e gjysmë rreth projektit të tubacionit të gazit "Rryma Jugore" ("South Stream") në vendin e tij ka pasur vetëm zëra në qarkullin, ndërsa ai këmbëngul në mënyrë kategorike për realizimin e këtij projekti. Për shpejtimin e afateve të ndërtimit të tij bën thirrje edhe Ministri i Jashtëm i vendit Kristian Vigenin.

Rusia dhe Kazakistani, pas bisedimeve të presidentëve të dy vendeve, respektivisht Vladimir Putin dhe Nursulltan Nazarbajev, nënshkruan marrëveshjen ndërqeveritare mbi bashkëpunimin në fushën e transportimit të naftës ruse në Kinë përmes territorit të Kazakistanit.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Federatës Ruse po zhvillon bisedime me investitorët japonezë për krijimin e një zonë të veçantë ekonomike në Lindjen e Largët të vendit për kultivimin në territorin rus të sojës dhe hikrrës.

Koncerni rus "Gazprom" dhe Holdingu gjerman Basf SE nënshkruan marrëveshjen për shkëmbimin e aseteve në mes të "Gazprom" dhe "Wintershall Holding GmbH" ("bijë" 100% e Basf).

Këstin e parë prej 3 miliardë dollarësh nga shitja e eurobondeve ukrainase Rusisë Kievi do ta marrë të martën, njoftoi Ministri rus i Financave, Anton Silluanov.

Kompania e aksesoreve të çmuara Tiffany & Co do t’i paguajë prodhuesit zviceran të orave Swatch Group 499 milionë $ si kompensim për dështimin e planeve të përbashkëta të biznesit.

Kompania "Rusatom Overseas" - filiali veprues jashtë shtetit i Korporatës Shtetërore për Energjinë Atomike të Rusisë "Rosatom" - ka nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e centralit bërthamor "Hanhikivi 1" në Finlandë.

Kompania "Gazprom" ka filluar prodhimin e naftës në vendburimin Prirazllomnoje (Prirazlomnoye), i cili është projekti i parë në historinë e Rusisë i destinuar për shfrytëzimin e burimeve të shelfit Arktik rus, thuhet në njoftimin për shtyp të Holdingut të gazit.

Agjencia ndërkombëtare e normimit Standard & Poor’s uli klasifikimin më të lartë kreditor "AAA" të BE-së deri në "AA +" me një parashikim të qëndrueshëm, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

Komisioni Evropian javën e kaluar ia ka hyrë punës për studimin e materialeve të "Gazprom-it" për zgjidhjen e çështjes që ka të bëjë me hetimin antitrust të BE-së, njoftoi të mërkurën Nënkryetari i Komisionit Evropian përgjegjës për politikën e konkurrencës, Joaquín Almunia.

Rusia ka ndërmend të investojë në letrat me vlerë të Ukrainës 15 miliardë $. Në të njëjtën kohë çmimi i gazit për Kievin do të reduktohet përkohësisht deri në pothuajse 1.5 herë. Në këto marrëveshje arritën presidentët rus dhe ukrainas, respektivisht Vladimir Putin dhe Viktor Janukoviç.

Rusia ka deklaruar gatishmërinë e saj për të investuar suplementarisht në ekonominë serbe mbi 5 miliardë euro. Sferat me interes të ndërsjelltë janë energjetika, industria dhe sfera sociale.

Tregtarët (dealers) rusë të automobilave parashikojnë se viti 2014 do të jetë edhe më pak i suksesshëm, madje i disfavorshëm, për këtë sferë të biznesit se sa viti 2013.

Rusia do të investojë 15 miliardë $ nga Fondi i Mirëqenies Kombëtare, në të cilin akumulohen mjetet financiare të përfituara nga çmimet e larta të naftës, në letrat me vlerë të Ukrainës.

"Gazprom-i" rus dhe kompania ukrainase "Naftogaz" nënshkruan një shtojcë në kontratën për furnizimin e gazit rus në Ukrainë, sipas së cilës çmimi i gazit do të jetë që këtej e tutje 268.5 $ për mijë metra kub.

Asistenti i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, Andrei Bjellousov, ka pranuar mundësinë e dhënies së kredisë ruse për Ukrainën.

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor's (S&P) afirmoi renditjen afatgjatë sovrane të Federatës Ruse në valutë të huaj "BBB", si dhe vlerësimin analogjik të valutës kombëtare në "BBB +" me një parashikim të qëndrueshëm, njoftohet në komunikatën për shtyp të Agjencisë.

Rusia aty nga viti 2020 mund të arrijë në sferën e eksporteve të armëve vëllimin prej rreth 50 miliardë dollarë në vit, deklaroi Zëvendës kryeministri i Rusisë Dimitri Rogozin.

Kompania ruso-hungareze South Stream Hungary Zrt dhe Konsorciumi Ndërkombëtar i organizatave të projektimit kanë nënshkruar një kontratë për realizimin e punimeve projektuese dhe studimore të seksionit hungarez të gazsjellësit "South Stream" ("Rryma Jugore").

Kryetarja e Bankës Qendrore Elvira Nabiullina njoftoi sot se simbol i ri grafik i rublës u bë shkronja ruse "P" (shqip "R") me një vijë horizontale në mes. Simboli u zgjodh me anë të votimit publik.

Mekanizmi për Stabilitetin Financiar në emër të zonës së euros mund t’i japë Greqisë pjesën tjetër të kredisë prej 1 miliard € deri në fund të këtij viti, në qoftë se vendi do të arrijë të plotësojë kushtet që i janë vënë atij prej kreditorëve, njoftoi Kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, në një konferencë për shtyp të hënën.

Rusia dhe Kuba nënshkruan një marrëveshje për zgjidhjen e kontestit të borxhit me shumë 32 miliardë $, i cili sugjeron se Kuba duhet të paguajnë 3.2 miliardë $ në një periudhë 10 vjeçare me faljen asaj të mbetjes së borxhit prej 29 miliardë $.

Gjendja e ekonomisë ruse është mjaft e komplikuar, por më e mirë se sa në Evropë megjithatë, deklaroi Kryeministri rus Dimitri Medvediev.

Negociatat midis "Gazprom" dhe "Naftogaz i Ukrainës" deri më tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat, njofton Kreu i kompanisë ruse, Aleksei Miller. 

Koncerni suedez i prodhimit të automobilave Saab, i cili në vitin 2011 shpalli falimentimin e vet, të hënën rifillon prodhimin e automjeteve në uzinën në Trollhättan, në perëndim të Suedisë.

Sipas deklaratës së Zëvendëskryeministrit rus Arkadi Dvorkoviç, bërë për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë", Rusia beson se vjelja e taksës së riciklimit për automjetet e importuara në Rusi është në përputhje të plotë me rregullat e OBT-së.

Në Poloni në vitin 2014 do të fillojë prodhimi komercial i gazit shist argjilor, deklaroi Zëvendësministri i Mjedisit të Republikës, Petr Wozniak.

Zëvendëskryeministri i Rusisë Arkadi Dvorkoviç deklaroi në një intervistë për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" se i konsideron bankat ruse si më të besueshmet, më të qëndrueshmet dhe që zhvillohen në mënyrë dinamike.

"Gazprom" llogariti se kërkesat e Evropës për gaz të importuar do të rriten deri në 145 miliardë metra kub deri në vitin 2025, ndërkohë që deri në vitin 2035 - në 185 miliardë metra kub. 

Përfaqësuesi zyrtar i kompanisë monopoliste ruse të gazit "Gazprom" Sergei Kuprijanov deklaroi se nuk po përgatitet asnjë ndryshim në kontratat e gazit me Ukrainën.

Ukraina ka marrë pëlqimin e Rusisë për rishikimin e kontratës për furnizimet me gaz, të cilën Kievi e konsideron si të njëanshme e me kushte jashtëzakonisht të pafavorshme për të, deklaroi Kryeministri ukrainas, Nikollai Azarov, në një intervistë për kanalin televiziv ukrainas ICTV, e cila u transmetua të dielën në mbrëmje.

Federata Ruse dhe Turqia synojnë ta rrisin tregtinë midis dy vendeve aty nga viti 2020 deri në 100 miliardë $, deklaroi Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan.

OBT-ja është fare pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje të re mbi tregtinë ndërkombëtare, e para në më shumë se një dekadë, shkruan gazeta "The Financial Times".

Presidenti i kompanisë së naftës "Rosneft" Igor Seçin kryeson klasifikimin e 25 top-menaxherëve më të paguar në Rusi, sipas vlerësimit të revistës "Forbes".

Banka e Rusisë nga 20 nëntori i hoqi licencën Master-Bank, e cila është ndër bankat më të mëdha në vend për nga aktivët që posedon dhe mban vendin e pestë për nga numri i bankomateve dhe kartave bankare të lëshuara.

Kompania Kombëtare iraniane e Gazit (NIGC) me një borxh prej 100 trilionë rijal (4 miliardë $) shpalli falimentimin e saj. Këtë lajm Drejtori i Përgjithshëm i NIGC Hamid Reza Araghi ia përcolli agjencisë së lajmeve Mehr.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
3
7
8
13
14
15
18
21
22
23
26
28
29