×

Në faqen zyrtare të Internetit të Shtëpisë së Bardhë të SHBA-së u postua një peticion me kërkesën për të vendosur sanksione kundër Presidentit të Ukrainës, Viktor Janukoviç, dhe Kabinetit të Ministrave për anulimin e procesit të integrimit europian, duke përfshirë edhe ndalimin e udhëtimit në SHBA dhe vendet e BE-së, si dhe ngrirjen e llogarive bankare të kompanive të lidhura me ta.

Presioni nga ana e BE-së mbi Kievin për çështjen e integrimit evropian nxit pjesën opozitare ndaj këtij veprimi të shoqërisë ukrainase për të protestuar dhe për t’iu bërë rezistencë veprimeve të paligjshme kundër autoritetit legjitim, thuhet në një deklaratë të lëshuar ditën e martë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Rusia i këshilloi Ukrainës të shtyjë nënshkrimin e marrëveshjes me BE-në dhe të negociojë mbi përmirësimin e marrëdhënieve tregtare ruso-ukrainase.

Studentët e Universitetit Kombëtar të "Akademisë Kievo-Mogiljansk" më 26 nëntor njoftuan mbi fillimin e një grevë në mbështetje të integrimit evropian. 

Në Kiev mbështetësit e integrimit evropian kanë piketuar godinën e Kabinetit të Ministrave. Ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel do të diskutojnë mbi fatin e Ukrainës pa përfshirë në diskutim Kievin zyrtar dhe Brukselin, për të ndarë zonat e ndikimit në Europën Lindore, shkruajnë mediat e Ukrainës, duke komentuar takimin e ardhshëm të dy liderëve.

Në Sheshin Europian në Kiev policia arriti t'i spostojë protestuesit nga pjesa e rrugës ku qarkullojnë automjetet, por nuk ishte në gjendje të shpërndante kampimin me çadra të vendosur nga opozita.

Përleshjet ndërmjet përkrahësve të integrimit europian të Ukrainës dhe efektivëve të njësive speciale të policisë rifilluan sot pranë ndërtesës së qeverisë së vendit.