×
Kulturë 2013

Fillimisht çifligu i madh Arhangelskoje në periferitë e Moskës quhej Upollozje, ai mbante mbiemrin e fisnikut (aristokratit) Aleksei Upollockij - pronarit të një çifligu fare të vogël. Me ndërtimin atje të Kishës së Kryeengjëllit Mihail (russ. Архангель - Arhangel që shqipërohet si kryeengjëll) u duk edhe emri tjetër i tij - çifligu Arhangelskoje.

Në çifligun "Jasnaja Poljana" (russ. "Ясная Поляна"), që ndodhet pak kilometra nga qyteti i Tula, u lind dhe jetoi për gati 60 vjet të jetës së tij shkrimtari i madh dhe mendimtari rus Lev Tolstoi. Në mesin e shekullit XVIII atë e bleu stëgjyshi i Lev Tolstoit - Kniazi (Princi) Vollkonskij.

Aktorja italiane Ornella Muti ka dy ëndrra në jetën e saj - të marrë pasaportën ruse dhe të luajë në një film rus.

Pablo Picasso, Francis Bacon, Richard Prince, Jeff Koons, Banksy, Tracey Emin ... Veprat e piktorëve bashkëkohorë më të njohur në botë gjithkush që dëshiron mund t’i shohë në Muzeun Multimedia Art të Moskës.

Në Moskë startoi Panairi i Letërsisë Intelektuale non/fiction. Paralelisht në sallat e ekspozimit të Shtëpisë Qendrore të Piktorit u hap një ekspozitë, në të cilën gjithkush që dëshiron mund të shikojë ilustrimet e mrekullueshme të përrallave më të mira ruse dhe evropiane, të krijuara nga piktorët e famshëm të shekullit të XX-të.

Piktori i famshëm nga Shën Petersburgu Aleksei Riçkov shtroi para vetes një detyrë me të vërtetë madhështore: ai vendosi të krijojë një galeri peizazhesh me imazhe të kishave dhe tempujve të Rusisë. Tashmë që prej disa vitesh ai udhëton pa u lodhur, studion historinë dhe, natyrisht, pikturon tabllo. Deri më sot ai ka realizuar më shumë se njëqind piktura, të cilat vetë i ka quajtur "portretet e tempujve".

Tabllotë e piktorëve rusë dhe sovjetikë Aristark Lentullov, Ilia Kabakov, Ilia Mashkov, Nikollaj Roerich dhe të tjerë, si dhe veprat e argjendarive të Faberge, do të nxirren në shitje në prag të ankandeve të javës së ardhshme të artit rus në kryeqytetin britanik, njoftuan përfaqësuesit e shtëpive të ankandit Bonhams, Christie’s, Sotheby's dhe Macdougall.

Në Pallatin perandorak të Shuvalov në Shën Petersburg u krijua muzeu privat dedikuar artit të mrekullueshëm të argjendarisë të mjeshtrit Karl Faberge, bashkëkohësve dhe pasuesve të tij.

Në Festivalin e VIII-të Kinematografik Ndërkombëtar në Romë u shfaq filmi "Stalingradi", i cili u bë filmi më fitimprurës rus i vitit.

Të dielën në Amsterdam u zhvillua ceremonia vjetore e dorëzimit të çmimeve europiane në fushën e muzikës MTV European Music Awards, fituesit e të cilit përcaktohen nga votimi i publikut.

Romani "The murder of Roger Ackroyd" i shkrimtares britanike me famë botërore Agatha Christie fitoi konkursin e romaneve më të mirë detektivë.

Ish-Kryetari i Sejmit (parlamenti polak) dhe ish-Kryeministri i Polonisë Josef Oleksy ishte i pranishëm në koncertin e Ansamblit të Ushtrisë Ruse "Aleksandrov" që u mbajt në Varshavë.

Filmi i regjisorit rus Fjodor Bandarçuk "Stalingradi" ka mbledhur 8.3 milionë $ gjatë 4 ditëve të para të shfaqjes së tij në Kinë.

Në Varshavë më 4 nëntor u dha koncerti me sallë të tejmbushur plot e përplot me spektatorë i Ansamblit të Ushtrisë Ruse "Aleksandrov", në të cilin ndër të ftuarit e nderit ishin Ambasadori rus Aleksandër Aleksejev dhe bashkëshortja e tij, ish-Kryetari i Sejmit dhe ish-Kryeministri polak Jozef Oleksy me gruan, ish-Kryeministri i Polonisë Kazimierz Marcinkiewicz.

Me rastin e fillimit të turneut në Poloni të Ansamblit të Ushtrisë Ruse "Aleksandrov" Ambasadori i Rusisë Aleksandër Aleksejev priti Drejtorin e Ansamblit Leonid Malev, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë EAR Piotr Skulski, që organizon këto turne, si dhe përfaqësuesit e Radiokompanisë "Zëri i Rusisë", e cila është partnere mediatike e Ansamblit.

Kënga e fundit e Eminem "The Monster", e regjistruar së bashku me këngëtaren Rihanna, zuri vendin e parë në Hit Parade kryesore britanike "The Official UK Top 40 Singles Chart".

Në New York City u zhvillua ceremonia e parë e dorëzimit të çmimeve muzikore të video portal-it më të madh YouTube.

Tashmë që prej 10 vjetësh Piotr Skulski, Drejtor i Agjencisë polake EAR, organizon shfaqjet e Ansamblit ushtarak rus të këngëve dhe valleve "Aleksandrov" në Poloni, dhe gjatë gjithë këtyre viteve në koncertet e tij janë shitur paraprakisht të gjitha biletat dhe sallat kanë qenë të mbushura plot e përplot. Më 3 nëntor artistët rusë do të fillojnë turneun e radhës në këtë vend në Vistula.

Në Britaninë e Madhe filloi puna për vënien në skenë të dramës "Richard III" të William Shakespeare. 

Këngëtari, kitaristi dhe kompozitori amerikan Lou Reed ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare. Reed, karriera muzikore e të cilit zgjati plot 5 dekada, pati një ndikim të thellë në zhvillimin e muzikës rock.

Grupi muzikor amerikan i rrymës Metal Metallica mund të japë disa koncerte në Antarktidë, thuhet në website-in e sponsorit të turneve - kompanisë Coca-Cola.

Ky djalë gjenial është nga Uzbekistani, nga qyteti i Andixhanit. Ai është vetëm 4 vjeç dhe me origjinë uzbekistanase.

Më 18 tetor do të zhvillohet ceremonia e përurimit të teatrit të parë në Lindjen e Largët të Rusisë, teatrit të Operas dhe Baletit të Primorjes.

Albumi i ri i studios i Britney Spears do të quhet "Britney Jean", njoftoi këngëtarja në një intervistë për "Radio Capital".

Më 10 tetor në ekran të gjerë do të dalë filmi "Stalingradi" i regjisorit rus Fjodor Bondarçuk. Ai i është përkushtuar një prej ngjarjeve më tragjike dhe më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore - Betejës së Stalingradit, që shënoi një kthesë me rëndësi historike në zhvillimin e luftës, e cila filloi me ofensivën e trupave sovjetike dhe përfundoi me shpartallimin e plotë të Gjermanisë naziste.

Ministria ruse e Mbrojtjes po përgatit solistin e vet ushtarak për të marrë pjesë në festivalin e këngës "Eurovision 2014", njoftoi për gazetarët Kreu i Ansamblit të këngëve dhe valleve të ushtrisë me emrin "Aleksandrov".

Java e kinomatografisë ruse startoi në Nju Jork të mërkurën në mbrëmje me shfaqjen e filmit të Aleksandër Veledinskij "Geograf globus propil". 

Në Muzeun e Artit Multimediatik të Moskës u ekspozuan fotografitë e bëra nga regjisori rus Fjodor Bondarçuk gjatë kohës së xhirimit të filmit "Stalingradi".

Festivali i përvitshëm i filmit dokumentar rus hapet sot në New York. Në programin e forumit 3-ditor janë përfshirë 24 filma, shumica e të cilëve - fitues të festivaleve të ndryshme ruse dhe ndërkombëtare.

Muzikantët më të mirë të vendit do të performojnë falas në platforma të ndryshme të Moskës në kuadër të aksionit "Nata e muzikës".

Aktori i famshëm francez Pierre Richard, gjatë një udhëtimi biznesi në Moskë deklaroi se ai do të ishte i lumtur nëse do të merrte shtetësinë ruse, por nuk mund të lërë në Francë familjen e tij të madhe.

Operat "Eugjeni Onjegin" dhe "Nos" të kompozitorit rus Çajkovski dhe Shostakoviç, të vëna në skenë nga solistët më në zë të Teatrit Mariinskij, po korrin një sukses të madh në Metropolitan Opera të New York-ut.

Më 4 tetor të vitit 2013 në sallën e koncerteve të Pallatit Shtetëror të Kremlinit do të mbahet koncerti jubilar i Ansamblit Akademik të Këngëve dhe Valleve të Ushtrisë ruse "Aleksandrov".

Banda orkestrore qendrore me emrin e Nikolai Rimski-Korsakov e Flotës Ushtarake Detare të Rusisë do të performojë në festivalin "The Netherlands Military Tattoo", i cili fillon sot në Rotterdam.

Premierat e veprave të kompozitorëve rusë janë përfshirë në programin e sezonit të muzikës teatrore klasike 2013-2014 në Shtetet e Bashkuara.

Nga 24 shtatori deri në 15 tetor të vitit 2013 në Qendrën Kombëtare të Artit Bashkëkohor në kuadër të Bienales së 5-të të Moskës do të zhvillohet projekti i veçantë "MediaDvor" (oborri mediatik), partneri informativ i të cilit është "Zëri i Rusisë".

Në Los Angeles më 22 shtator u mbajt ceremonia e 65-të e dhënies së Çmimeve "Emmy" e akorduar nga Akademia Kombëtare Amerikane e Televizionit.

Pikturën e Vasili Kandinskit "Funerali" të vitit 1907, të panjohur për publikun, do ta nxjerrin në ankand në Stokholm më 22-23 tetor, njoftuan në shërbimin për shtyp të ankandit "Auktionsverk Stockholms".

Programi i Javës së kinematografisë ruse që do të zhvillohet nga data 9-13 tetor në New York, do të përbëhet nga tetë filma artistikë dhe dy dokumentarë, njoftuan organizatorët e aktivitetit.

Grand Prix i Festivalit të 11-të Ndërkombëtar të Filmit "Pacific Meridian" në Vlladivostok iu dha filmit të Singaporit "Iloilo" të regjizorit, Anthony Chen.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
3
5
7
8
10
11
12
14
15
16
17
18
20
21
22
24
25
27
28
29
30