×
Kulturë Nëntor 2012
Dje në Moskë, në Ambasadën italiane, u prezantua faksimili i "Kodit të fluturimit të zogjve" të Leonardo da Vinçit në kuadrin e programit "Exhibitaly - kryeveprat e Italisë sot".
Rusia, muzeume, Italia, dorëshkrim
Aktoren Natalia Bistrova e quajnë yllin rus të musicals. Gjatë pesë viteve të fundit ajo ka luajtur rolet kryesore në spektaklet ruse më me popullaritet: që nga «Mamma Mia!» e deri tek «Sirena» (angl. "The Little Mermaid", russ. «Русалочка»). Për rrugën e saj të vështirë drejt skenës dhe punën aktuale ajo i tregoi Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".
Në Londër ka arritur në pikën e vet kulminante “java tradicionale ruse” e ankandeve. Ajo po zhvillohet nga 25-30 nëntor dhe tashmë që në ditët e para në të janë regjistruar rekorde të çmimeve. Kryevepra e penelit të piktorit Boris Kustodiev "Karrocieri" (russ. «Извозчик»), e punuar prej tij në vitin 1923, është shitur në ankandin Christie’s për 4 milionë e 409 mijë pound sterlina (rreth 7 milionë $). Ky është një rekord i ri botëror i çmimit të veprës së artistit.
Tablloja e Boris Kustodiev "Karrocieri" (russ. «Извозчик») nga koleksioni i shkencëtarit të njohur rus Pjotër Kapica do të nxirret për herë të parë në ankandin "Kryeveprat e artit rus" më 26 nëntor 2012.
Kryevepra e piktorit të famshëm Rubens nuk ruhet në Vjenë, por në një muze provincial rus. Kjo deklaratë e bërë nga Drejtori i Muzeut Shtetëror të Arteve Figurative të Irbit shkaktoi efektin e shpërthimit të një bombe në botën e artit, por ekspertët janë megjithatë mjaft skeptikë ndaj "sensacioneve" të tilla.
Origjina e shtetit të lashtë rus - kjo është tema e ekspozitës unikale në Muzeun Historik në Moskë, e cila do të jetë e hapur deri më 28 shkurt. Organizimi shtetëror rus daton që nga viti 862 - pikërisht nga koha e ardhjes së variagut Rjurik në fronin mbretëror në Novgorod. Ekspozita është quajtur "Shpata dhe Zlatniku" (russ. «Меч и Златник»).
Historia e suksesit të Venera Gimadieva-s gjason shumë me skenarin e një filmi hollivudian. Në momentin e fundit ajo zëvendësoi këngëtaren që sëmuret befasisht, e cila duhej të këndonte në premierën e operës "La Traviata". Dhe ditën tjetër Venera, siç i thonë fjalës, "u zgjua nga gjumi dhe u bë e famshme".
Pianisti Lucas Geniušas (Lukas Geniushas) është vlerësuar prej kritikëve të artit si një nga ekzekutuesit më të mirë rusë të brezit të ri. Ai fitoi famë pas fitores së shkëlqyer në Konkursin e Pianistëve me emër të Shopen-it në vitin 2010.
Eksponatet unikale prej qelibari, të krijuara me duart e mjeshtrave rusë nga qyteti më perëndimor i vendit - Kaliningrad, janë ekspozuar në Muzeun e Luvrit në Paris. Rusët, ndër 300 kompani të ndryshme nga e gjithë bota, marrin pjesë këtu në Sallonin (Panairin) Ndërkombëtar të Trashëgimisë Kulturore (nga 7-11 nëntor).
Qendra e famshme ruse në gjithë botën e miniaturave të pikturuara me llak në fshatin Paleh të rajonit Ivanovo do të marrë një ndërtesë të re për muzeun e vet. Kompleksi ekspozues do të konstruktohet në stilin e shekullit të XIX-të. Në gjashtë salla të mëdha do të vendosen të gjitha kryeveprat që nuk janë ekspozuar më parë për publikun e gjerë.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2012
1
2
3
4
5
7
9
10
11
12
16
17
18
19
20
23
24
25
26
29