×
Kulturë

Anëtarët e grupit muzikor "Deep Purple" do të përfshihen në xhirimet e filmit televiziv izraelit me seri "Atlantiku", në të cilin do të luajnë veten e tyre, njofton botimi "The Hollywood Reporter".

Mysafirët e Olimpiadës i presin koncertet dhe shfaqjet e yjeve ndërkombëtarë dhe kolektivave më të mirë të këngëve dhe valleve nga e gjithë Rusia - mjeshtrat e të kënduarit unikal me fyt - karakteristikë e Çukotkës, kërcimtarët e lezginkës (këcimit) të zjarrtë, entuziazmues të Dagestanit, do të tingëllojnë këngët e ëmbëla, melodioze të Kozakëve të Kubanit - më shumë se 500 orë koncerte.

George Michael do të nxjerrë një album të ri në vitin 2014. Release e CD-së së tij nën emrin «Symphonica» është planifikuar për në 17 mars.

Kylie Minogue do të nxjerrë së shpejti një album të ri. Data e saktë e realizes dhe emri i CD-së nuk janë bërë të ditura ende, megjithatë këngëtarja zbuloi se si do të quhet kënga e parë, e cila do të përfshihet në albumin e ri - "Into the Blue".

Në Norvegji do të mbahet një koncert krejtësisht i pazakontë i muzikës së akullt. Instrumentet, me të cilat do të luajnë pjesëmarrësit e tij, do të gdhenden prej akulli vetëm disa orë para fillimit të shfaqjes.

Bota, koncert, Norvegjia, akull, vegla muzikore

Artisti rus i figurinave në miniaturë Anatoli Konenko nga qyteti i Omsk (Siberi) ka gdhendur figurinën e një kali me përmasa 3 milimetra nga një kokërr tërshëre.

Fillimisht çifligu i madh Arhangelskoje në periferitë e Moskës quhej Upollozje, ai mbante mbiemrin e fisnikut (aristokratit) Aleksei Upollockij - pronarit të një çifligu fare të vogël. Me ndërtimin atje të Kishës së Kryeengjëllit Mihail (russ. Архангель - Arhangel që shqipërohet si kryeengjëll) u duk edhe emri tjetër i tij - çifligu Arhangelskoje.

Në çifligun "Jasnaja Poljana" (russ. "Ясная Поляна"), që ndodhet pak kilometra nga qyteti i Tula, u lind dhe jetoi për gati 60 vjet të jetës së tij shkrimtari i madh dhe mendimtari rus Lev Tolstoi. Në mesin e shekullit XVIII atë e bleu stëgjyshi i Lev Tolstoit - Kniazi (Princi) Vollkonskij.

Aktorja italiane Ornella Muti ka dy ëndrra në jetën e saj - të marrë pasaportën ruse dhe të luajë në një film rus.

Pablo Picasso, Francis Bacon, Richard Prince, Jeff Koons, Banksy, Tracey Emin ... Veprat e piktorëve bashkëkohorë më të njohur në botë gjithkush që dëshiron mund t’i shohë në Muzeun Multimedia Art të Moskës.

Në Moskë startoi Panairi i Letërsisë Intelektuale non/fiction. Paralelisht në sallat e ekspozimit të Shtëpisë Qendrore të Piktorit u hap një ekspozitë, në të cilën gjithkush që dëshiron mund të shikojë ilustrimet e mrekullueshme të përrallave më të mira ruse dhe evropiane, të krijuara nga piktorët e famshëm të shekullit të XX-të.

Piktori i famshëm nga Shën Petersburgu Aleksei Riçkov shtroi para vetes një detyrë me të vërtetë madhështore: ai vendosi të krijojë një galeri peizazhesh me imazhe të kishave dhe tempujve të Rusisë. Tashmë që prej disa vitesh ai udhëton pa u lodhur, studion historinë dhe, natyrisht, pikturon tabllo. Deri më sot ai ka realizuar më shumë se njëqind piktura, të cilat vetë i ka quajtur "portretet e tempujve".

Tabllotë e piktorëve rusë dhe sovjetikë Aristark Lentullov, Ilia Kabakov, Ilia Mashkov, Nikollaj Roerich dhe të tjerë, si dhe veprat e argjendarive të Faberge, do të nxirren në shitje në prag të ankandeve të javës së ardhshme të artit rus në kryeqytetin britanik, njoftuan përfaqësuesit e shtëpive të ankandit Bonhams, Christie’s, Sotheby's dhe Macdougall.

Në Pallatin perandorak të Shuvalov në Shën Petersburg u krijua muzeu privat dedikuar artit të mrekullueshëm të argjendarisë të mjeshtrit Karl Faberge, bashkëkohësve dhe pasuesve të tij.

Në Festivalin e VIII-të Kinematografik Ndërkombëtar në Romë u shfaq filmi "Stalingradi", i cili u bë filmi më fitimprurës rus i vitit.

Të dielën në Amsterdam u zhvillua ceremonia vjetore e dorëzimit të çmimeve europiane në fushën e muzikës MTV European Music Awards, fituesit e të cilit përcaktohen nga votimi i publikut.

Romani "The murder of Roger Ackroyd" i shkrimtares britanike me famë botërore Agatha Christie fitoi konkursin e romaneve më të mirë detektivë.

Ish-Kryetari i Sejmit (parlamenti polak) dhe ish-Kryeministri i Polonisë Josef Oleksy ishte i pranishëm në koncertin e Ansamblit të Ushtrisë Ruse "Aleksandrov" që u mbajt në Varshavë.

Filmi i regjisorit rus Fjodor Bandarçuk "Stalingradi" ka mbledhur 8.3 milionë $ gjatë 4 ditëve të para të shfaqjes së tij në Kinë.

Në Varshavë më 4 nëntor u dha koncerti me sallë të tejmbushur plot e përplot me spektatorë i Ansamblit të Ushtrisë Ruse "Aleksandrov", në të cilin ndër të ftuarit e nderit ishin Ambasadori rus Aleksandër Aleksejev dhe bashkëshortja e tij, ish-Kryetari i Sejmit dhe ish-Kryeministri polak Jozef Oleksy me gruan, ish-Kryeministri i Polonisë Kazimierz Marcinkiewicz.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2016
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2016
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31