×
Komente

Pak kohë më parë në mediat ruse është përhapur një lajm sensacional: Shkencëtarët nga Dega e Lindjes së Largët të Akademisë ruse të Shkencave kanë gjetur në ujërat e Arktikut një krijesë të panjohur me përmasa vërtet gjigande.

Në Rusi iu dha starti stafetës së Pishtarit Paralimpik. Për 10 ditë 1500 pishtarëmbajtës do ta përcjellin simbolin kryesor të Lojrave të XI Paralimpike Dimërore nëpër të gjitha rajonet ruse. Çdo ditë zjarri paralimpik do të ndizet njëkohësisht në disa qytete. Ndërsa do të përfundojë stafeta në Soçi më 7 mars, në ditën e hapjes së Paralimpiadës.

Fatkeqë presidentët e Ukrainës dhe Serbisë, respektivisht Viktor Janukoviç dhe Sllobodan Millosheviç, u bënë për vetë faktin se i thanë "jo" Perëndimit. Dhe menjëherë pas kësaj të dy ata u shndërruan në kriminelë. Njëri përfundoi në Hagë, ndërsa se çfarë e kërcënon të dytin - nuk dihet ende.

Presidenti rus Vladimir Putin nxorri përfundimet e Olimpiadës triumfale për Rusinë. Në intervistën e vet me disa kanale televizive ruse Kryetari i shtetit theksoi se vetëm me sukseset në Soçi puna nuk u kufizua. Që tani po rikthehen përsëri në Rusi ekspertët vendas të klasit të lartë në fushën e sportit. Nuk ka asnjë dyshim se Lojrat e XXII Olimpike Dimërore do t'i japin një impuls të fuqishëm zhvillimit të kulturës masive fizike në Rusi.

Parlamenti i Ukrainës ka votuar për dorëheqjen e Viktor Janukoviçit nga posti i presidentit të vendit për shkak të dështimit të tij në përmbushjen e detyrave të veta dhe caktoi datën e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale më 25 maj. "Pro" këtij vendimi ka votuar shumica e deputetëve të Verhovnaja Rada. Nga ana tjetër, vetë Viktor Janukoviç deklaroi se vendimi i parlamentarëve është i paligjshëm.

Përpjekje e dhunshme për përmbysjen e autoriteteve legjitime në vend - kështu e karakterizoi atë që po ndodh aktualisht në Ukrainë Zëdhënësja e Këshillit të Federatës Valentina Matvijenko në takimin me Kryetarin e Këshillit të Lartë të Krimesë Vladimir Konstantinov në Moskë. Nga ana e vet Kreu i Parlamentit të Krimesë deklaroi se nuk e njeh legjitimitetin e çfarëdo veprimi të autoriteteve të Ukrainës të miratuar nën presionin e ekstremistëve.

Mu në zemër të Europës po ndodh një betejë e vërtetë me të shtëna armësh, granatime dhe zjarrvënie, shpërthime predhash, të vrarë dhe të plagosur. Dhe këtë "film horror" askush nuk mund ta ndalë dot. Me ç’sy i sheh ngjarjet në Kiev vendi fqinj i afërt i Ukrainës - Republika Çeke?

Ministria e Punëve të Jashtme e Federatës Ruse bëri sot publike një deklaratë speciale në lidhje me trazirat që ndodhën në Kiev:

Patinatorja ruse Julia Lipnickaja (Julia Lipnitskaya), duke fituar në Lojrat Olimpike në Soçi medaljen e arit në kualifikimin e përgjithshëm ekipor, u bë kampionia më e re olimpike në historinë e patinazhit artistik mbi akull. Në turneun individual Julia është plotësisht e aftë për të fituar edhe një tjetër medalje olimpike. Po se çfarë medalje do të jetë ajo ari, argjendi apo bronzi, kjo do të bëhet e ditur më 20 shkurt në konkurrencën sportive në disiplinën e patinazhit artistik mbi akull për femra.

Partia hungareze e krahut të djathtë "Jobbik" (emri i plotë "Jobbik Magyarországért Mozgalom") organizoi Kongresin e vet paraelektoral në ish-sinagogën e qytetit Esztergom. Protestuesit u përpoqën për ta penguar atë, por policia nuk i ka lejuar. Organizatat çifute deklaruan se partia "Jobbik" me veprimet e veta ka fyer kujtesën e hebrenjve të deportuar nga Esztergom në periudhën e Holokaustit.

Tashmë që prej disa ditësh tifozët e Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi janë duke ndjekur me kërshëri betejat e përditshme sportive të njerëzve më të fortë të planetit. Natyrisht, kjo forcë e tyre është fryt i viteve të shumta të trajnimit të pandërprerë dhe i punës së njerëzve që i kanë ndihmuar ata - trajnerëve, mjekëve, masazhistëve.

25 vjet më parë trupat sovjetike u larguan nga Afganistani. Megjithatë deri tani vazhdon kërkimi i ushtarëve të humbur pa lënë gjurmë. Nikollai Bistrov gjatë luftës u zu rob dhe me kalimin e kohës u bë truproje personale e Komandantit të muxhahidinëve Ahmad Shah Masood.

Një çerek shekulli më parë përfundoi qëndrimi pothuajse 10-vjeçar i Kontingjentit të Kufizuar të trupave sovjetike në Afganistan. Fushata afgane u bë më e madhja dhe, ndoshta, veprimi më i diskutueshëm i politikës së jashtme për gjithë historinë e pasluftës të Bashkimit Sovjetik (BRSS).

Çfarë krijese do të përfitohet nëse do të kombinojmë bukurinë dhe butësinë e maces me besnikërinë dhe aftësinë e qenit për trajnim (përgatitje)? Nga kryqëzimi i këtyre karakteritikave do të marrim Bobtail-in e Kurileve. Vendlindja e kësaj race të rrallë të maceve janë Ishujt Kurile të vendosura në Lindjen e Largët Ruse, pranë Japonisë. Bobtail-in e Kurileve shpesh e quajnë "qeni i vogël i Kurileve". Ose "rrëqebulli i vogël shtëpiak" - për shkak të këmbëve të prapme, të cilat janë më të gjata se të përparmet, dhe bishtit mjaft elegant, simpatik.

Pothuajse që prej një jave Bosnja dhe Hercegovina po tronditet nga protestat masive. Pjesëmarrësit e tyre tani për tani po parashtrojnë kryesisht kërkesa sociale dhe ekonomike. Megjithatë në BE tashmë kanë filluar të flasin mbi futjen e mundshme të trupave në këtë ish-republikë jugosllave.

Gjatë zhvillimit të Olimpiadës Dimërore qytetin Soçi do ta vizitojnë më shumë se 400.000 turistë. Me qëllim që mysafirët e Olimpiadës të mos mbeten të uritur, në qytet janë hapur më shumë se një mijë pika ushqimore. Se me çfarë i ushqejnë pjesëmarrësit dhe mysafirët e Lojrave Olimpike në Soçi, tregon korrespondenti i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës janë në rritje. Kjo është deklaruar nga Presidenti Vladimir Putin në një takim në Soçi me Kryetarin e Republikës Popullore të Kinës (RPK) Xi Jinping. Të dy udhëheqësit diskutuan bashkëpunimin dypalësh në sferën ekonomike, politike dhe ushtarake.

Dëshironi të humbni peshë trupore apo të mos shëndosheni - vini byzylykun atëhere. Jo të zakonshëm, por "të zgjuar". Pajisja është zhvilluar prej shkencëtarëve të Shën Petersburgut. Unikaliteti i pajisjes në fjalë konsiston në faktin se ai i llogarit vetë kaloritë, duke studiuar gjendjen e lëkurës së njeriut.

Debati, nëse është e mundur vallë ndarja e Ukrainës në atë Perëndimore dhe Lindore, nuk është aspak ndonjë gjë e re. Dhe, siç do të dukej, përgjigjen për këtë e dha vetë historia. Pavarësisht nga votimi për kandidatë të ndryshme dhe dallimet e dukshme kulturore, lindja e Ukrainës, e cila dikur i përkiste Perandorisë ruse, dhe rajonet perëndimore të saj, që kanë jetuar herë nën sundimin e Austro-Hungarisë dhe herë nën atë të Polonisë e Rumaninë, tashmë që për më shumë se 20 vjet bashkë-ekzistojnë në një shtet unik.

Bota, Ukraina, nacionalist, përçarje, krizë politike

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara mund t’i ofrojnë një ndihmë të konsiderueshme financiare Ukrainës. Në lidhje me një skenar të tillë të mundshëm të zhvillimit të ngjarjeve deklaroi Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Sipas fjalëve të saj, tashmë po zhvillohet jo vetëm skenari i investimeve të drejtpërdrejta financiare, por edhe një kompleks i tërë masash. Përfaqësuesit e opozitës ukrainase thonë se për stabilizimin e situatës në vend do të duhen të paktën 15 miliardë $.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2017
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31