×
Konstantin Kaçalin

Bashkësia hebraike në Sarajevën multietnike të paraluftës përbëhej nga disa mijëra vetë. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit hebrenj sefardikë atje mbetën vetëm 600. Përse vallë kombi, i cili ka jetuar për shekuj të tërë në Bosnjë dhe u kthye në atdheun e vet historik pasi nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore i asgjësuan fizikisht pothuajse të gjithë hebrenjtë, u detyrua në vitin 1996 të marrë arratinë sërish nga Sarajeva?

Në mes të gushtit të vitit 2003 udhëheqësit radikalë islamikë vendosin të krijojnë infrastrukturën terroriste në Ballkan me qëllim që ta zhvendosin luftën e terroristëve në Evropë, Rusi, Izrael, ndërsa pak më vonë edhe në Shtetet e Bashkuara. Përgjegjës kryesor për krijimin e kësaj baze emërohet Sahid Emir Musa Ajzi - një veteran i luftës në Afganistan, i lidhur ngushtë me talebanët dhe “Al-Qaeda-n”. Duke qenë një militant me shumë përvojë, ai është përgjegjës për rekrutët me “aparencë të bardhë evropiane".

Gjatë shumë viteve të punës sime në Ballkan unë (gazetari Konstantin Kaçalin) kam qenë disa herë me shërbime kohëgjata dhe të vështira në Bosnjë dhe Hercegovinë (BdheH). Në atë kohë kam patur rastin të takohem me shumicën e liderëve myslimanë të Bosnjës, të cilët në fillim dhe në mes të viteve '90 ishin përgjegjës për atë që ndodhte në rajon.

Me Nënkolonelin Xhorxhe Aniçiç (Djordje Aničić) unë u takova në vitin 2009, kur po përgatisja një film dokumentar mbi Operacionin "Engjëlli mëshirues" (Operation "Merciful Angel").
Në mars të vitit 2004 unë arrita të realizoj një intervistë me Kryeministrin e Serbisë Vojsllav Koshtunica. Kjo ndodhi menjëherë pas ngjarjeve dramatike në Kosovë dhe Metohi.
Këtë intervistë me Kryeministrin e Serbisë Vojsllav Koshtunica unë e realizova në mars të vitit 2004. Takimi ynë u mbajt menjëherë pas ngjarjeve dramatike në Kosovë dhe Metohi.
Në takimin me Zoran Anxhelkoviç në maj të vitit 2005, kur ai ishte Zëvendës kryetar i Skupshtinës së Serbisë dhe njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Serbisë, ne kemi biseduar për Bashkimin shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi, dhe, natyrisht, për Kosovën.
Menjëherë pasi në korrik të vitit 2004 Boris Tadiç u bë President i Serbisë unë u takova me të për një intervistë. Ne biseduam atëhere mbi marrëdhëniet ruso-serbe, për pranimin e mundshëm të Serbisë në Bashkimin Evropian, mbi Tribunalin e Hagës. Dhe, sigurisht, për Kosovën - plagën e hapur që vazhdon të kullojë ende gjak për çdo serb.
Në korrik të vitit 2004 Boris Tadiç u bë President i Serbisë. Vetëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me një diferencë të vogël ai arriti të mposhtë rivalin e tij kryesor Tomislav Nikoliç. Menjëherë pas kësaj unë u takova me presidentin e ri të Serbisë.
Me Zoran Gjingjiç jam njohur në fund të vitit 1999 në Berlin. Pas përpjekjes së dështuar për të rrëzuar nga pushteti Millosheviçin me anë të bombardimeve të NATO-s në pranverën e vitit 1999, u morr vendimi për mbështetjen dhe inkurajimin e opozitës së bashkuar dhe liderit të saj, Zoran Gjingjiç. Intervistën e tij të parë Gjingjiç ia dha me shumë dëshirë gazetarit rus.
Biseda jonë e fundit u zhvillua në vjeshtë të vitit 2011 në Zagreb. Unë atëhere iu luta Z. Stipe Mesiç të shprehë pikëpamjen e tij në lidhje me atë, se sa të interesuara ishin "fuqitë e mëdha" në zhvillimin e skenarit negativ të ngjarjeve në Ballkan.
Me Stipe Mesiç unë u njoha në fillim të vitit 1992, kur ai erdhi në Kroaci për të xhiruar një film dokumentar për gazetarët e televizionit rus, të zhdukur pa lënë gjurmë, respektivisht Viktor Nogin dhe Gennadi Kurin. Këta korrespondentë të Programit informativ rus "Vremia" (russ.«Время») u nisën nga Beogradi më 1 shtator të vitit 1991, kurse më 2 shtator humbën pa lënë gjurmë në afërsi të qytezës Kostajnica. Deri sot e kësaj dite nuk ka asnjë informacion në lidhje me atë që ndodhi në të vërtetë atje me dy gazetarët.
Me Zoran Angjelkoviç unë jam njohur në vitin 1999, kur avionët e NATO-s bombardonin qytetet dhe fshatrat në Serbi dhe Mal të Zi. Në atë kohë ai ishte Kryetar i Kuvendit Ekzekutiv të Përkohshëm të Kosovës. Më pas filloi i ashtuquajturi operacion ndërkombëtar në Kosovë dhe Metohi. Dhe që nga mesi i vitit 1999 nisi tmerri e makthi i vërtetë në jetën e serbëve kosovarë.
Me Borka Vuçiç (Borka Vučić) unë jam njohur gjatë viteve të punës sime në Beograd. Ajo për një kohë të gjatë ka qenë Kryetare e Bankës Qendrore të Jugosllavisë dhe Ministre e Financave e vendit. Edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të qarkullojnë fjalë, se nëpërmjet duarve të saj kanë kaluar qindra miliarda dollarë.
Me Emir Kusturicën unë kam patur rastin të takohem disa herë, edhe në Serbi, edhe në Rusi. Të intervistosh këtë njeri kaq interesant është me të vërtetë fat i madh, ndërsa biseda me të nuk është vetëm kënaqësi, por edhe një punë e madhe, serioze, duhet thënë. Si një sarajevas i vërtetë, Kusturica ka një sens të mrekullueshëm humori.
Për shumë vite të punës sime në Ballkan mua më ka rënë rasti të takohem disa herë me Emir Kusturicën. Kam qenë i ftuar si mysafir në shtëpinë e tij në malin Mokra, kemi biseduar ne edhe një vit më parë në Moskë, shkruan Konstantin Kaçalin. Dhe, duhet thënë, se Emiri ka një vizion të pazakontë ndaj botës, ai përsiat në mënyrë shumë interesante rreth njerëzve bashkëkohorë, mbi marrëdhëniet me kulturën perëndimore dhe për spiritualitetin sllav.
Kur më 16 nëntor Kryetari i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY), amerikani Theodor Meron, deklaroi se gjeneralët kroatë të luftës Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç lirohen nga akuzat dhe si rrjedhojë lihen të lirë, në gjithë Kroacinë filloi festimi i bujshëm i kësaj ngjarje.
Në Ballkan ka qenë prej kohësh e njohur se ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Madeleine Albright dhe shoqja e vjetër e gjeneralit Wesley Clark, ish-komandant i forcave të NATO-s gjatë fushatës së bombardimeve të Jugosllavisë, janë miq të hershëm të Hashim Thaçit. Ata edhe sot e kësaj dite nuk janë bërë fare pishman që, për hir të "shpëtimit të shqiptarëve të Kosovës”, dhanë urdhër për të zhdukur nga faqja e dheut qytetet dhe fshatrat e Jugosllavisë.
Pak ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA Shefja e Departamentit amerikan të Shtetit Hillary Klinton ndërmorri një udhëtim në Prishtinë. Pas takimeve me Presidenten Atifete Jahjaga dhe Kryeministrin Hashim Thaçi ajo konfirmoi se Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë me Kosovën dhe se do të mbeten partnere të saj edhe në të ardhmen.
Pak ditë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Barack Obama dhe Mitt Romney pothuajse u barazuan në rejtingun e simpative të votuesve. Në debatet e fundit televizive fitoren në mënyrë bindëse e korri Obama. Edhe pse politika e jashtme nuk luan ndonjë rol të madh në jetën e amerikanëve, dueli televiziv në lidhje me çështjet globale ka qenë gjithmonë një barometër i kompetencës së kandidatëve presidencialë.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2018
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2018
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31