×
Kira Kalinina

25 vjet më parë trupat sovjetike u larguan nga Afganistani. Megjithatë deri tani vazhdon kërkimi i ushtarëve të humbur pa lënë gjurmë. Nikollai Bistrov gjatë luftës u zu rob dhe me kalimin e kohës u bë truproje personale e Komandantit të muxhahidinëve Ahmad Shah Masood.

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara mund t’i ofrojnë një ndihmë të konsiderueshme financiare Ukrainës. Në lidhje me një skenar të tillë të mundshëm të zhvillimit të ngjarjeve deklaroi Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Sipas fjalëve të saj, tashmë po zhvillohet jo vetëm skenari i investimeve të drejtpërdrejta financiare, por edhe një kompleks i tërë masash. Përfaqësuesit e opozitës ukrainase thonë se për stabilizimin e situatës në vend do të duhen të paktën 15 miliardë $.

Autoritetet e Perusë kanë shpallur publikisht mbi përfundimin e negociatave me Rusinë për blerjen e helikopterëve ushtarakë të transportit të tipit "Mi-171SH" (russ "Ми-171Ш"). Kontrata është lidhur për 24 makina të tilla fluturuese, ndërsa kosto e saj rezulton të jetë një gjysmë miliardë $.

Rusia ka ndërmend të investojë në letrat me vlerë të Ukrainës 15 miliardë $. Në të njëjtën kohë çmimi i gazit për Kievin do të reduktohet përkohësisht deri në pothuajse 1.5 herë. Në këto marrëveshje arritën presidentët rus dhe ukrainas, respektivisht Vladimir Putin dhe Viktor Janukoviç.

Ideja e integrimit europian është bërë një armë efektive e opozitës ukrainase në luftën e saj kundër autoriteteve të tanishme pushtetore, thonë ekspertët. Në të njëjtën kohë edhe vetë integrimi evropian, edhe fati i Julia Timoshenko, edhe kërkesa të tjera të opozitës, me sa duket nga të gjitha, e kanë humbur rëndësinë dhe aktualitetin e vet. Asaj i ka mbetur vetëm një kërkesë - ndërrimi i pushtetit.

Bashkimi Evropian dhe Ukraina kanë rifilluar bisedimet mbi asocimin. Palët ia hynë punës për diskutimin e afateve dhe kushteve të nënshkrimit të Marrëveshjes. Ndërkohë në Kiev po vazhdojnë aksionet masive të protestës. Sipas vlerësimeve të MPB-së të Ukrainës, në Sheshin e Pavarësisë (Majdan) janë mbledhur rreth pesë mijë protestues.

Protestat në qendër të Kievit nuk po rreshtin. Përfaqësuesit e opozitës kërkojnë me këmbëngulje dorëheqjen e qeverisë. Ndërkohë, nga kryeqyteti ukrainas për në Bruksel dhe Moskë po nisen për negociata dy delegacione zyrtare. Sipas fjalëve të Kryeministrit Mykola Azarov, Ukraina shpreson të merret vesh me BE-në mbi kushte të favorshme për vendin. Megjithatë, ai theksoi se Kievi ka për qëllim gjithashtu "forcimin e partneritetit strategjik me Federatën Ruse".

Gjatë fundjavës kryeqyteti ukrainas u trondit nga trazirat masive. Si rezultat i përleshjeve u plagosën 165 pjesëmarrës të aksioneve të protestave dhe më shumë se njëqind oficerë të zbatimit të ligjit. Tani protestuesit janë mbledhur pranë ndërtesës së qeverisë ukrainase dhe kanë bllokuar të gjitha hyrjet e saj.

Koncesionet në lidhje me programin e vet bërthamor, për të cilat Irani ra dakord mbas negociatave me "Gjashtëshen" e ndërmjetësve ndërkombëtarë në Gjenevë, nuk do të pengojnë aspak përdorimin prej tij të energjisë bërthamore për qëllime paqësore, mendojnë ekspertët. Megjithatë, Izraeli e quajti këtë marrëveshje një "gabim historik", duke besuar se ajo i lë shtigje Republikës Islamike për të zhvilluar armën bërthamore.

Kievi hoqi dorë prej Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian vetëm një javë para nënshkrimit të saj. Ky u bë një lajm i mirë, në radhë të parë, për përfaqësuesit e industrisë ukrainase, të cilët druheshin se afrimi me Evropën mund ta çonte vendin në kolaps ekonomik. Ndërkohë, në Sheshin e Pavarësisë të Kievit po mblidhen të pakënaqurit me vendimin e qeverisë.

Shkencëtarëve rusë iu dha Çmimi ndërkombëtar Galien (The Prix Galien) - ekuivalent i Çmimit Nobel në fushën e Biofarmaceutikës. Ata zhvilluan të ashtuquajturin "nanotransportues", i cili mundëson dërgimin qëllimsynues të medikamentit në një pjesë të caktuar të qelizës së prekur.

T’u jepet fëmijëve të sëmurë e drejta për të vdekur apo t’u ruhet me çdo kusht jeta atyre - kjo çështje po diskutohet aktivisht tani në Parlamentin e Belgjikës. Partia Socialiste e Belgjikës, parti në pushtet, doli me iniciativën e lejimit të eutanazisë për fëmijët.

Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, zhvilloi bisedime me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Libisë, Mohammed Abdel Aziz. Në takimin e 10 shtatorit ministrat diskutuan mbi të gjithë spektërin e marrëdhënieve dypalëshe. Në qendër të vëmendjes, natyrisht, ishte situata në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Një kthesë e re në garën presidenciale për postin e Kancelarit të Gjermanisë u bë skandali i përgjimit. Një pakënaqësi të veçantë shkaktoi tek qytetarët e vendit supozimi, dyshimi se, ndoshta, qeveria ka qenë prej kohësh në dijeni të faktit të mbikëqyrjes, survejimit. Kandidatët për kancelar u detyruan të bëjnë urgjentisht korrigjime të caktuara në premtimet e veta të fushatës paraelektorale.

Trendi Global "për përdorimin e lirë të marihuanës" është fort i ngjashëm me një eksperiment mbi kombet, besojnë ekspertët e Radiokompanisë "Zëri i Rusisë". Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Izraeli dhe Republika Çeke - kjo nuk është aspak lista e plotë e vendeve ku mund të blihet fare ligjërisht marihuana dhe madje të kultivohet kanasibi në baçet e shtëpive verore.
Nga 10-13 tetor në Düsseldorf po zhvillohet panairi-ekspozitë «REHACARE 2012", i dedikuar për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe ata që kanë nevojë për kujdes të veçantë. Në këtë ekspozitë marrin pjesë përfaqësuesit e 851 firmave e kompanive nga 32 vende të botës si dhe më shumë se njëqind grupe të mbështetjes, aleanca e organizata të ndryshme, yjet e Lojrave Paralimpike të vitit 2012.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Qershor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Qershor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30