×
Svetllana Kallmikova

Në Rusi iu dha starti stafetës së Pishtarit Paralimpik. Për 10 ditë 1500 pishtarëmbajtës do ta përcjellin simbolin kryesor të Lojrave të XI Paralimpike Dimërore nëpër të gjitha rajonet ruse. Çdo ditë zjarri paralimpik do të ndizet njëkohësisht në disa qytete. Ndërsa do të përfundojë stafeta në Soçi më 7 mars, në ditën e hapjes së Paralimpiadës.

Patinatorja ruse Julia Lipnickaja (Julia Lipnitskaya), duke fituar në Lojrat Olimpike në Soçi medaljen e arit në kualifikimin e përgjithshëm ekipor, u bë kampionia më e re olimpike në historinë e patinazhit artistik mbi akull. Në turneun individual Julia është plotësisht e aftë për të fituar edhe një tjetër medalje olimpike. Po se çfarë medalje do të jetë ajo ari, argjendi apo bronzi, kjo do të bëhet e ditur më 20 shkurt në konkurrencën sportive në disiplinën e patinazhit artistik mbi akull për femra.

Për shkak të ndryshimeve klimatike në Tokë njerëzimi rrezikon të humbasë deri në 30 për qind të specieve të kafshëve dhe llojeve të bimëve. Siç zbuluan shkencëtarët, organizmat e gjalla nuk kanë kohë që të përshtaten me ndryshimet e motit. Njëkohësisht, sipas mendimit të studiuesve, si rezultat i tyre mund të duken ekosisteme të reja.

Më 23 dhjetor në moshën 95-vjeçare ndërroi jetë konstruktori i shquar i armëve Mihaill Kallashnikov (Mikhail Kallashnikov), krijuesi i automatikut më të famshëm në botë ("Kallashnikov" - shkurtimisht "AK"). Sot modifikimet e shumëllojshme të legjendarit "AK-47" janë në shërbim të ushtrive të më shumë se 50 vendeve.

Në Republikën e Tartarstani sot është shpallur ditë zie për viktimat e aksidentit ajror që ndodhi në aeroportin ndërkombëtar "Kazan". Të dielën, më 17 nëntor, aeroplani "Boeing-737-500" u rrëzua gjatë kohës së aterimit në aerodrom. Si rezultat i kësaj katastrofe ajrore gjetën vdekjen të gjithë personat që ndodheshin në bordin e tij: 44 pasagjerët dhe 6 anëtarët e ekuipazhit.

Ish-oficeri i zbulimit amerikan Edward Snowden, i cili mori azil të përkohshëm politik në Rusi, do të fillojë punë më 1 nëntor. Ai do të merret me mbështetjen e një prej burimeve më të mëdha të Internetit në Rusi.

Gadishulli i Krimesë kërcënohet nga katastrofa ekologjike. Është minimizuar programi për riciklimin e armëve kimike të viteve të Luftës së Dytë Botërore, të varrosura në fundin e Detit të Zi dhe Detit Azov. Kabineti i Ministrave të Ukrainës injoroi rinovimin e këtij programi, përkundër faktit se në plazhet shumë popullore të Krimesë janë zbuluar gjurmë të dekompozimit të substancave toksike luftarake.

3 shtatori në Rusi është Dita e solidaritetit në luftën kundër terrorizmit. Në shtator të vitit 2004 militantë të armatosur morën nën kontroll një shkollë. Ata morën peng mbi një mijë njerëz - fëmijët, prindërit e tyre dhe mësuesit. Për tri ditë me radhë militantët i mbajtën ata në një ndërtesë të minuar. Për pasojë 334 njerëz u vranë, më shumë se gjysma e tyre ishin fëmijë. Ky akt terrorist i paprecedent për nga brutaliteti tronditi tërë botën.

Siria është plotësisht e aftë të përballojë çdo agresion të jashtëm. Me një deklaratë të tillë doli Kryetari i shtetit sirian Bashar Al-Assad në përgjigje të planit të Presidentit amerikan Barack Obama për të ndërmarrë operacionin ushtarak në Siri. Obama ka një javë kohë për të bindur Kongresin që të mbështesë vendimin e tij dhe për të gjetur aleatë. Ekspertët rusë e quajnë një metodë të tillë të zgjidhjes së krizës siriane "me të meta".

Dëmi ekonomik nga përmbytjet në Lindjen e Largët e Rusisë do të jetë rreth 18 miliardë rubla (600 milionë $), ose 0.03 për qind e PBB-së. Një vlerësim i tillë është bërë nga ekspertët e Institutit të parashikimit ekonomik. Por ekspertët theksojnë se fjalë bëhet tani për tani vetëm për llogaritjet paraprake. Kur të largohet uji atëhere dhe do të bëhet e qartë shkalla e vërtetë e katastrofës së shkaktuar nga fatkeqësia natyrore.

Kryqëzori legjendar "Aurora" (russ. “Аврора”) kremton 110-vjetorin e hyrjes së vet në formacionin luftarak të Skuadronit të Flotës Perandorake Ruse të Oqeanit Paqësor. Por i famshëm u bë ai jo për meritat e tij luftarake apo fitoret në beteja, por për sinjalizimin e fillimit të Kryengritjes së armatosur të Tetorit dhe mësymjen e Pallatit të Dimrit.

Shkak i rrëzimit të trenit në veri-perëndim të Spanjës mund të jetë bërë shkelja e regjimit të shpejtësisë. Numri i viktimave të aksidentit hekurudhor është rritur deri në 77 vetë, 143 pasagjerë janë lënduar. Treni i pasagjerëve doli nga shinat të mërkurën në mbrëmje pranë qytetit të Santiago de Compostela në Galicia të Spanjës. Gjithsej në këtë tren po udhëtonin 218 pasagjerë.

Do të vendoset ndalimi për peshkimin industrial të peshkut Bli në Detin Kaspik për pesë vjet. Siç pritet, ky vendim mund të merret në samitin e kryetarëve të shteteve të pellgut të Detit Kaspik, i cili do të mbahet në muajin shtator.

Ekspozita Ndërkombëtare Industriale "Innoprom 2013" do të mbahet në Ekaterinburg nga 11-14 korrik. Përfaqësuesit e kompanive më të mëdha nga 70 vende të botës do të diskutojnë të ardhmen e industrisë globale. Pritet që Forumi të vizitohet nga më shumë se 50.000 njerëz.

60 persona nga e gjithë Evropa. Dhe të gjithë ata flasin të njëjtën gjuhë - rusisht. Pikërisht ajo dhe i bashkon të gjithë pjesëmarrësit e Forumit të Parë Ndërkombëtar të pedagogëve dhe mësuesve të gjuhës ruse, që është organizuar në Poloni. Me njerëzit, të cilët gjuha ruse i mblodhi në Varshavë, u njoh më nga afër korrespondentja e Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".

Edward Snowden mori një dokument tranziti, për të udhëtuar në Ekuador. Kanali televiziv amerikan Univision, i cili përhapi këtë lajm, postoi të enjten në faqen e vet të Internetit një kopje të "pasaportës së përkohshme". Sipas gjasave dokumenti i është dhënë ish-punonjësit të CIA-s nga konsullata ekuadoriane në Londër më 22 qershor. Ndërkohë që më parë Ministria e Punëve të Jashtme e Ekuadorit pati deklaruar se nuk i kishte dhënë Snowden asnjë dokument, por thejsht po shqyrtonte çështjen e dhënies atij të azilit politik.

Stadiumi i Moskës "Lluzhniki" do të duhet të shembet në qoftë se FIFA nuk korrigjon kërkesat e saj. Këtë e deklaroi në një intervistë ekskluzive për "Zërin e Rusisë" Marat Husnulin, i cili është përgjegjës në Qeverinë e Moskës për politikat urbane dhe ndërtimet.

Në Moskë festohet 68-vjetori i zhvillimit të Paradës legjendare të Fitores. Më 24 qershor të vitit 1945, pas shpartallimit të forcave naziste në Luftën e Dytë Patriotike në Sheshin e Kuq u zhvillua marshimi festiv i 40.000 ushtarëve dhe oficerëve sovjetikë.

Presidenca e Rusisë në "Njëzetëshen e Madhe" synon zhvillimin e një dialogu aktiv me komunitetin e biznesit, tha Presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Në Forumin e 17-të Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut Kryetari i shtetit rus u takua me përfaqësuesit e “Njëzetëshes së biznesit”.
Teknologjitë e larta do të ndihmojnë shërbimet speciale për garantuar sigurinë e Lojrave Olimpike Dimërore të vitit 2014 në Soçi. Përfaqësuesi i kompanisë ruse "RNT", e cila ka zhvilluar sistemin e informimit "Qytet i sigurt", në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" sigurisht që nuk i zbuloi të gjitha sekretet, por njoftoi megjithatë disa detaje mjaft interesante.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Qershor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Qershor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30