×
Armen Apresian

Pablo Picasso, Francis Bacon, Richard Prince, Jeff Koons, Banksy, Tracey Emin ... Veprat e piktorëve bashkëkohorë më të njohur në botë gjithkush që dëshiron mund t’i shohë në Muzeun Multimedia Art të Moskës.

Në Moskë startoi Panairi i Letërsisë Intelektuale non/fiction. Paralelisht në sallat e ekspozimit të Shtëpisë Qendrore të Piktorit u hap një ekspozitë, në të cilën gjithkush që dëshiron mund të shikojë ilustrimet e mrekullueshme të përrallave më të mira ruse dhe evropiane, të krijuara nga piktorët e famshëm të shekullit të XX-të.

Piktori i famshëm nga Shën Petersburgu Aleksei Riçkov shtroi para vetes një detyrë me të vërtetë madhështore: ai vendosi të krijojë një galeri peizazhesh me imazhe të kishave dhe tempujve të Rusisë. Tashmë që prej disa vitesh ai udhëton pa u lodhur, studion historinë dhe, natyrisht, pikturon tabllo. Deri më sot ai ka realizuar më shumë se njëqind piktura, të cilat vetë i ka quajtur "portretet e tempujve".

Në Muzeun e Artit Multimediatik të Moskës u ekspozuan fotografitë e bëra nga regjisori rus Fjodor Bondarçuk gjatë kohës së xhirimit të filmit "Stalingradi".

Balerini i famshëm rus Rudolf Nurejev ishte një njeri jashtëzakonisht i apasionuar pas pikturës, adhuronte pa masë objektet e luksit dhe qe klient i rregullt i shtëpive kryesore botërore të ankandit.

Konteinerët prej plastike me ngjyra të ndryshme jo vetëm që u lehtësojnë jetën amvisave, por dhe frymëzojnë artistët bashkëkohorë për të krijuar vepra konceptuale. Në Qendrën e Projektimit të Moskës “ARTPLAY” u hap ekspozita e grupit të artit RECYCLE, e cila është quajtur "Arkeologjia e së ardhmes".
Në vitin 2013 në Rusi kremtohet 400-vjetori i Dinastisë Perandorake të Romanovëve. Me rastin e kësaj date të shënuar organizatorët e ekspozitës “Perandoreshat ruse: Moda dhe Stili. Fundi i shekullit XVIII - fillimi i shekullit XX” kanë përgatitur një ekspozim të pazakontë. Në sallën ekspozuese të Arkivave Federale janë paraqitur veshjet e figurave të shquara të dinastisë perandorake.
Në Moskë, në Shtëpinë Qendrore të Artistëve, janë ekspozuar peizazhet detare të piktorit të njohur marinist të Krimesë, Sergei Grigorash.
Bashkëshortët Inesa dhe Rashid Azbuhanov punojnë në zhanërin e rrallë të ikonave të gdhendura. Në krijimtarinë e tyre janë gërshetuar në mënyrë mjaft harmonike bota bashkëkohore me atë të hershme, Lindja dhe Perëndimi. Ekspozita me ikonat e gdhendura të artistëve Inesa dhe Rashid Azbuhanov u hap në Moskë.
Të krijojë botën e mahnitshme piktoreske me një paletë të kufizuar ngjyrash - i tillë është koncepti krijues i piktorit nga Shën Petersburgu, Juri Kaljuta. Në sallat ekspozuese të Akademisë ruse të Arteve të Bukura u hap ekspozita e punëve të tij.
Javën e kaluar në Londër, në Shtëpinë Ankand të MacDougall, u hap ekspozita “Piktura klasike ruse e shekullit XX”, e cila përfshinte punët e Arkadi Plastov (Arkady Plastov) dhe të laureatëve të Çmimit Plastov në lëmin e Arteve të Bukura.
Miliarderi Roman Abramoviç (Abramovich) ka blerë koleksionin e veprave të Ilia Kabakov (Ilya Kabakov), klasikut të artit konceptual rus dhe artistit më të shtrenjtë rus.
Në Qendrën Kombëtare të Artit Bashkëkohor në Moskë u hap ekspozita e Nan Hoover - njërës prej artisteve më të mëdha në botë që punon në sferën e peizazhit mediatik.
Tablloja e Boris Kustodiev "Karrocieri" (russ. «Извозчик») nga koleksioni i shkencëtarit të njohur rus Pjotër Kapica do të nxirret për herë të parë në ankandin "Kryeveprat e artit rus" më 26 nëntor 2012.
Kryevepra e piktorit të famshëm Rubens nuk ruhet në Vjenë, por në një muze provincial rus. Kjo deklaratë e bërë nga Drejtori i Muzeut Shtetëror të Arteve Figurative të Irbit shkaktoi efektin e shpërthimit të një bombe në botën e artit, por ekspertët janë megjithatë mjaft skeptikë ndaj "sensacioneve" të tilla.
16 piktorë të rinj nga Evropa përgjatë një javë u njohën me jetën e Moskës dhe të Shën Petersburgut. Përshtypjet e veta ata i hodhën në telajo. Rezultatet e punës së tyre do të pasqyrohen në sallat e ekspozitës të Akademisë së Arteve të Rusisë në kuadër të projektit ndërkombëtar "Imazhi i Rusisë".
Piktura e vjetër, e blerë në një ankand në një Golf Club për 3700 £, rezultoi të ishte vepër e William Turner, një nga artistët më të famshëm britanikë.
Situata në lidhje me ruajtjen e veprave të pikturës në shumë muzeume ruse, veçanërisht kur bëhet fjalë për ato që gjenden në qytetet larg qendrës, që prej kohësh ka ngjallur shqetësime mjaft serioze.
Ndodhi kështu, që shumica e veprave të liderit të avangardit ukrainas Vasil Jermillov (Yermilov) kanë arritur deri në ditët tona vetëm në formë fotografish. Pikturat e tij të pakta, skulpturat dhe objektet e ruajtura ndodhen në muzeume dhe koleksione private në mbarë botën.
Tablloja e piktorit François Dubois, e cila iu dhurua nga Napoleoni Carit rus Aleksandër I dhe që për një kohë të gjatë konsiderohej si e humbur, iu paraqit me gjithë bukurinë e vet publikut në Fshatin Perandorak nën Shën Petersburg (Tsarskoye Selo - rus. Царское Село).
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2018
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2018
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31