×
Gajane Hanova

Mu në zemër të Europës po ndodh një betejë e vërtetë me të shtëna armësh, granatime dhe zjarrvënie, shpërthime predhash, të vrarë dhe të plagosur. Dhe këtë "film horror" askush nuk mund ta ndalë dot. Me ç’sy i sheh ngjarjet në Kiev vendi fqinj i afërt i Ukrainës - Republika Çeke?

Partia hungareze e krahut të djathtë "Jobbik" (emri i plotë "Jobbik Magyarországért Mozgalom") organizoi Kongresin e vet paraelektoral në ish-sinagogën e qytetit Esztergom. Protestuesit u përpoqën për ta penguar atë, por policia nuk i ka lejuar. Organizatat çifute deklaruan se partia "Jobbik" me veprimet e veta ka fyer kujtesën e hebrenjve të deportuar nga Esztergom në periudhën e Holokaustit.

Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës të Bullgarisë, Dragomir Stojnev, këto ditët e fundit ka deklaruar se tre vjet e gjysmë rreth projektit të tubacionit të gazit "Rryma Jugore" ("South Stream") në vendin e tij ka pasur vetëm zëra në qarkullin, ndërsa ai këmbëngul në mënyrë kategorike për realizimin e këtij projekti. Për shpejtimin e afateve të ndërtimit të tij bën thirrje edhe Ministri i Jashtëm i vendit Kristian Vigenin.

Agjencitë botërore komentojnë aktivisht deklaratat e bëra nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në konferencën e përvitshme të madhe për shtyp në Moskë, e cila u mbajt më 19 dhjetor dhe zgjati më shumë se katër orë. Transmetimin e drejtpërdrejtë të saj e ka ndjekur me vemendje të përqendruar publicisti çek, i specializuar në tematikën ruse, vëzhguesi i botimit autoritativ "Gazeta Ekonomike" ("Hospodářské noviny") Ondřej Soukup.

Mesazhi i përvitshëm i Presidentit rus drejtuar Asamblesë Federale, i cili u artikulua në Sallën e Shën Gjergjit të Kremlinit të Moskës, u dëgjua jo vetëm nga rusët, por jehoi me zë të lartë edhe në Evropë. Agjencitë informative citojnë deklaratat e Kryetarit të shtetit rus mbi temat që shkaktojnë një interes të madh dhe mjaft të gjallë në Perëndim.

"Ukraina rikthehet përsëri në krahët e Rusisë", "BE-ja e ka humbur betejën për Ukrainën", "Putin duartroket" - kështu mund të citohen pafund titujt kryesorë të artikujve të publikuar në mediat çeke, komentet e shumta në forumet në Internetin Çek. Të dielën e kaluar në Pragë u mbajt një tubim në mbështetje të Majdanit ukrainas. Në vështrim të parë do të dukej sikur tema e Ukrainës sot është për çekët pothuajse prioriteti №1.

Prej të gjitha vendeve evropiane, pikërisht me Greqinë Rusia ka bashkëpunimin më të avancuar tekniko-ushtarak. Përkundër presionit që ushtrohet mbi ta nga ana e BE-së dhe NATO-s, grekët vazhdojnë të blejnë teknikë ushtarake ruse. Përse janë kaq atraktive për Athinën produktet tona ushtarake dhe çfarë mund të pritet nga vizita e ardhshme e Ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu në Greqi?

Një lajm me të vërtetë shokues erdhi nga Sllovakia. Sipas rezultateve të zgjedhjeve Guvernator i Krahinës Banska Bystrica u bë Kryetari i partisë ultranacionaliste "Sllovakia Jonë" ("Naše Slovensko") Marian Kotleba.

Nëse dikush në Rumani nuk e di ende, së shpejti do të ketë mundësi të bindet se sa "kënaqësi" e madhe është të bësh plazh në afërsi të kapshme nga syri prej bazës ushtarake. Mbi ndjesitë e veta nga kjo fqinjësi e pakëndshme mund të tregojnë turistët, të cilët këtë verë u ndodhën me pushime në resortin qipriot të Paphos në momentin kur dhënia e goditjes mbi Sirinë, e ndodhur gjeografikisht fare pranë, dukej e pashmangshme.

Presidenti i Republikës Çeke Milosh Zeman (Miloš Zeman) bëri një vizitë zyrtare në Kiev. Zeman dhe Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç (Yanukovych) folën mbi domosdoshmërinë e rritjes së tregtisë mes dy vendeve dhe mbajtën një biznes-forum, në të cilin ishte i pranishëm edhe një grup i madh sipërmarrësish çekë. Por megjithatë akoma dhe më e rëndësishme është diçka tjetër: Praga ka shprehur mbështetje për aspiratat e Kievit për t’u asociuar në Evropën e Madhe.

Gjatë kësaj fundjave (më 26-27 tetor) në një nga hotelet e Moskës "Holiday Inn" u mbajt Kongresi i III-të Ndërkombëtar i transmetuesve në gjuhën ruse. Pjesëmarrës të tij ishin delegatët nga 30 vende të botës. Sot audienca e përgjithshme e mediave shtetërore dhe komerciale rusishtfolëse, që punojnë në të gjitha kontinentet, numëron rreth 10 milionë vetë.

Pas takimit me Barack Obamën në samitin e "G-20" Vladimir Putin përcaktoi detyrën e dorëzimit nën kontrollin ndërkombëtar dhe asgjësimin e mëtejshëm të të gjitha rezervave botërore të armëve kimike.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së № 2118 ishte një përparim historik në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ajo tregoi se lojtarët kryesorë në skenën botërore janë në gjendje të bien dakord mbi çështjen më të vështirë të ditës - luftën në Siri. Moska e konsideron miratimin e rezolutës si një fitore dërrmuese të diplomacisë ruse.

Rezultat i natyrshëm i skandalit të korrupsionit politik në Republikën Çeke, në të cilin dolën të implikuar ish-deputetë nga Partia Demokratike Qytetare në pushtet si dhe Shefja e Kancelarisë së Qeverisë, u bë dorëheqja e Kryeministrit Petr Neças (Petr Nečas).
Një "bombë" e re informative shpërtheu në Pragë: natën në të gdhirë të 13 qershorit njësitë e Departamentit për luftimin e krimit të organizuar ndërmorrën një kontroll të befasishëm në godinën e qeverisë.
Njoftimet që vijnë nga Republika Çeke ngjasojnë me buletinet e përditshme të lajmeve nga frontet e luftës. "Niveli i ngritjes së ujit në lumin Vltava do të arrijë kulmin e vet të martën në mëngjes".
Pak kohë më parë botimi rumun me ndikim “Contidianul” konstatoi: Rumania ka nivelin më të ulët të marrëdhënieve me Rusinë nga të gjitha vendet e BE-së. S’ke çfarë të thuash në këtë rast.
Në Konferencën Ndërkombëtare për Sigurinë Europiane, e cila u
Më 23-24 maj në Moskë do të mbahet Konferenca Ndërkombëtare me
E bija e publicistit të njohur sllovak Dushan Kerni (sllov. Dušan Kerný), e cila merr pjesë rregullisht në maratonat që zhvillohen në vende të ndryshme të botës, nuk shkoi thjesht nga rastësia në muajin prill në Boston.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Prill 2017
Kalendari i ngjarjeve
Prill 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30