×
Shqipëria

Kriminelë të maskuar si Santa Claus, gjatë festimit të Krishtlindjeve, kanë kryer dy bastisje të armatosura në dyqanet e argjendarisë në Shqipëri dhe Kosovë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se vendi i tij nuk do të pranojë armët kimike të Sirisë për asgjësim në territorin e saj. "Për Shqipërinë nuk është e mundur pjesëmarrja në këtë operacion", - tha Rama në mesazhin e transmetuar nga TV lokal.

Në Siri përfundoi etapa e parë e çarmatimit kimik. Atje u likuiduan pajisjet për prodhimin e substancave toksike. Tani përpara bashkësisë ndërkombëtare shtrohet për zgjidhje çështja më kryesore - ku të asgjësohen arsenalet e substancave toksike luftarake të akumuluara nga Damasku.

Armët kimike siriane mund të transportohen në Shqipëri, për t'u utilizuar, njoftoi gazeta e specializuar amerikane Global Security Newswire.

Pas shumë lëkundjesh e hezitimesh Komisioni Evropian ka vendosur t'i japë statusin e kandidatit zyrtar për anëtarësim në BE Shqipërisë si dhe të "shkrijë" negociatat me Turqinë. Ky vendim është projektuar për të demonstruar besnikërinë e Brukselit ndaj integrimit europian.

Komisioni Evropian rekomandoi dhënien Shqipërisë të statusit zyrtar të kandidatit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, si dhe fillimin e negociatave me Maqedoninë për bashkimin me BE-në, deklaroi ditën e mërkurë Komisioneri evropian për çështjet e zgjerimit dhe politikës së fqinjësisë, Stefan Fule, duke paraqitur "Planin e zgjerimit të BE-së" për vitin 2014.

Dhënia e statusit të vendit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian Shqipërisë po bëhet gjithnjë e më shumë një perspektivë reale, deklaroi Kreu i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, pas bisedimeve në Bruksel me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në Panairin e Librit të Moskës ishte e pamundur të mos vihej re stenda e Shtëpisë Botuese shqiptare "Fan Noli". Ekspozita tërhoqi vëmendje të paktën për shkak të faktit që në Rusi është pothuajse e pamundur të gjesh libra në gjuhën shqipe. Në stendë vizitorët janë mirëpritur nga Drejtori i Shtëpisë Botuese "Fan Noli", Rexhep Hida. Në një intervistë për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" z. Rexhep Hida tregoi mbi botimet që ai paraqet në Moskë. Por në radhë të parë ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në Panairin e Librit të Moskës:

Skenaristi i njohur rus Juri Arabov po debuton si regjisor me filmin "Gratë ruse", që i dedikohet Shqipërisë së viteve 1960 dhe fatit tragjik të grave ruse, të cilat u bënë viktimat e para të regjimit të diktatorit shqiptar Enver Hoxha.

Policia në jugperëndim të Shqipërisë konfiskoi 1.2 ton marihuanë, me sa duket, të destinuar për realizim në Itali.

Koalicioni opozitar i Shqipërisë i kryesuar nga Partia Socialiste shpalli sot fitoren e tij bindë
Shqipëria do të vendosë regjimin pa viza për turistët rusë në periudhën nga 25 maji deri më 25 shtator, njoftoi Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse.
Ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, do të jetë këshilltari i qeverisë së re të Shqipërisë pas fitores së opozitës në zgjedhjet e ardhshme të qershorit.
Shqipëria ka në plan të anulojë regjimin e vizave për turistët rusë për një periudhë 5 mujore (nga qershori deri në tetor të vitit 2013).
Greqia, Shqipëria dhe Italia nënshkruan më 13 shkurt në Athinë marrë
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse, z. Sokol Gjoka, zhvilloi më 12 shkurt një takim me gazetarët në selinë e Ambasadës së RSH në FR. Në këtë takim, të parin për këtë vit, Ambasadori Sokol Gjoka bëri një bilanc të ecurisë së marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Rusi gjatë vitit të kaluar si dhe parashtroi interesat e palës shqiptare për nxitjen e tyre edhe gjatë këtij viti në vazhdim.
Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse, z. Sokol Gjoka, i mbështetur nga stafi i tij si dhe nga Konsulli i Nderit të Shqipërisë në qytetin e Shën Peterburgut dhe rajonin e Leningradit, z. Aleksandër Novik, dha me dt. 24 dhjetor një pritje në qytetin e Sh. Petersburgut me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe inagurimit zyrtar të Konsullit të Nderit të Shqipërisë në këtë qytet.
Me iniciativë të Institutit të Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Federatës Ruse dhe me mbështetje të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në FR u zhvillua me dt. 4 dhjetor, në ambjentet e këtij Instituti në Moskë, një konferencë shkencore me temë: “Pavarësia e Shqipërisë në konteksin mbarëballkanik”.
Një skandal diplomatik shpërtheu midis Greqisë dhe Shqipërisë në ditë
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2016
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2016
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31