Në 12 shkurt deputeti i Europarlamentit nga Sllovenia në intervistën e vet dhënë Kanalit televiziv boshnjak BHT1 (Bosanskohercegovačka televizija) është kërcënuar si më poshtë vijon:

- Në qoftë se ju ndiqni zhvillimet në Ukrainë, atëhere do të shihni në një ose dy javë se si veprojmë ne me elitën e papërgjegjshme politike. Ky do të jetë një sinjal i qartë edhe për elitën tuaj politike.

Duhet pranuar në këtë rast informimi mjaft i mirë i këtij politikani, i cili edhe pse nuk ka ndonjë ndikim të madh në qarqet politike në Bruksel, por, duke marrë parasysh përfshirjen e tij tashmë mjaft aktive në shpërbërjen e një vendi, Jugosllavisë, e di fort mirë se si bëhet kjo.

Mbi nënshkrimin e marrëveshjes së Viktor Janukoviç me opozitën, rastësisht apo jo, deklaroi jo Presidenti i vendit ose ndonjë politikan tjetër ukrainas, por Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski. Në mbrëmjen e po asaj dite Presidenti Janukoviç mori arratinë nga Kievi, kurse në radhët e Partisë së tij tani mbizotëron kaosi. Partia i ka mohuar tashmë atij postin e liderit të saj. Të njëjtin fat pësoi në kohën e vet edhe Sllobodan Millosheviçi dhe Partia e tij Socialiste e Serbisë. Vërtetë ai i dorëzoi vullnetarisht frerët e pushtetit pa ndërhyrjen ashiqare të forcave të huaja.

Janukoviç tha se atij në bisedime i dhanë garancitë e sigurisë. Ndoshta për momentin dhe ja kanë dhënë, por këtë gjë tashmë që të nesërmen e përgënjeshtroi Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski. Viktor Janukoviç tani kërcënohet nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë. Sllobodan Millosheviçit Presidenti i ri Vojisllav Koshtunica gjithashtu i pat premtuar që të mos e ekstradojë atë në Hagë. Po çfarë ndodhi në realitet? Pas 9 muajsh Millosheviçin pothuajse në mënyrë të fshehtë e dërguan në Hagë, kurse prej andej ai u kthye në arkivol në atdhe.

Çfarë do të ndodhë me Ukrainën? Ish-Kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko, e cila sapo u lirua nga burgu, i tha turmës së protestuesve të mbledhur në Sheshin e Pavarësisë (Majdan) se Ukraina do të bashkohet me BE-në dhe të gjitha problemet e saj do të zgjidhen. Por për ukrainasit do të ishte mirë që para se të fillojnë të ëndërrojnë me sy hapur për një të ardhme të tillë të shohin njëherë Serbinë dhe rrugën e saj evropiane. Politikanët serbë (atëherë ekzistonte ende Jugosllavia) pas revolucionit të vitit 2000 premtuan se Serbia do të bashkohet me BE-në që në vitin 2004. Tani ne jemi në vitin 2014, ndërsa Serbia është akoma vetëm në fillim të rrugës. Gjatë kësaj kohe, me ndihmën e "miqve" nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, Jugosllavia u nda në dy pjesë, kurse Serbia humbi 15% të territorit të saj.

Kështu që, mirësevini në "Titanic-un"e përbashkët evropian, vëllezër ukrainas!