Olimpiada, kaq e suksesshme si nga pikëpamja organizative, ashtu dhe sportive, është rezultat i punës së palodhur, të madhe të qeverisë së vendit, kompanive të tij të mëdha të infrastrukturës dhe ndërtimit, theksoi Presidenti. Por, natyrisht, evenimeti grandioz sportiv nuk do të kishte qenë kaq i mrekullueshëm, i larmishëm dhe mbresëlënës pa fitoret e ekipit përfaqësues rus dhe tifozëve të tij, të cilët e mbështetën atë në mënyrë mjaft të fuqishme. Si rezultat Rusia i dhuroi gjithë botës një festë të vërtetë sportive:

- Ne shtruam si pikësynim përpara vetes të organizojmë një festë të mrekullueshme për të gjithë botën sportive. Dhe ne jemi jashtëzakonisht të lumtur që ai arritëm këtij qëllimi.

Rezultatet e shkëlqyera të Lojrave Olimpike konsistojnë jo vetëm në rezultatet rekord të ekipit përfaqësues rus. Ato janë gjithashtu edhe garanci e fitoreve të ardhshme. Dhe jam i bindur se rezultatet e reja nuk do të mënojnë të pasojnë, u shpreh me optimizëm Vladimir Putin:

- Tani, mendoj unë, në vendin tonë kushte të tilla për përdorimin më të mirë, më të efektshëm të profesionistëve të klasit të lartë edhe nëse nuk janë krijuar plotësisht, po krijohen në mënyrë mjaft energjike. Dhe ne jemi mjaft konkurrues (në krahasim) me partnerët tanë në vende të tjera. Shumë janë duke u rikthyer tani në atdhe: edhe sportistë të mirënjohur, edhe trajnerë me emër. Pas Olimpiadës ne kemi marrë edhe pëlqimin e disa specialistëve për t'u kthyer në Rusi.

Por gjëja kryesore është zhvillimi i sportit në masë, i cili ka për qëllim jo vetëm të plotësojë radhët e ekipit olimpik, por edhe t’i shërbejë përmirësimit të shëndetit të popullsisë, shëndoshjes së të gjithë shoqërisë.

Vladimir Putin ka komentuar edhe fushatën e drejtuar për kritikimin e Lojrave Olimpike në Soçi, të iniciuar nga disa media perëndimore. Sipas fjalëve të Presidentit, ky është një reagim krejtësisht i natyrshëm ndaj faktit të forcimit të pozitave të Rusisë edhe në sport, edhe në arenën botërore në tërësi:

- Ato janë të angazhuara në luftën konkurruese në fushën e politikës ndërkombëtare. Dhe mediat në fjalë e kanë shfrytëzuar këtë projekt olimpik për arritjen e qëllimeve të veta në sferën e propagandës anti-ruse. Kur dalin në plan të parë konkurrentë të fortë, në rastin konkret Rusia, dikush fillon të shqetësohet, të alarmohet nga ky fakt, dikujt tjetër kjo nuk i vjen aspak për mide, dikush fillon të ketë frikë, duke mos kuptuar se çfarë ndryshimi i thellë, cilësor ka ndodhur në shoqërinë ruse.

Sipas fjalëve të Presidentit Putin, në qoftë se të paktën një pjesë e këtyre druajtjeve e frikave do të zhdavaritej, atëhere ky mund të konsiderohet gjithashtu një sukses i Lojrave Olimpike. Në të njëjtën kohë Vladimir Putin falenderoi për kritikat konstruktive gjatë përgatitjes së Olimpiadës përfaqësuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Ndër të tjera, falë qëndrimit të tyre të vëmendshëm e dashamirës dhe gatishmërisë për të ndarë me ne përvojat e tyre, Rusia arriti të organizojë një eveniment me të vërtetë grandioz sportiv në një nivel të tillë kaq të lartë.