Për këtë tregoi në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" komentatori politik i Radios Çeke, Libor Dvorzhak (Libor Dvořák).

Presidenti Janukoviç deklaroi se opozitarët e shkelën kufirin e lejuar kur u bënë thirrje shokëve të tyre për të ardhur në Majdan me armë në dorë. Kush, në të vërtetë, është përgjegjës për eskalimin e dhunës dhe derdhjen e gjakut në Kiev?

- Unë mendoj se i dha shtysë përshkallëzimit të dhunës incidenti që ndodhi me një grup demonstruesish shumë agresivë, të cilët u nisën drejt Verhovana Rada (parlamentit) ku duhej të vendosej fati i Kushtetutës.

Ajo që nuk shkakton më kurrfarë dyshimi është mungesa absolute e kontrollit ndaj masave të protestuesve, por unë nuk jam i prirur për të mbrojtur edhe Presidentin Janukoviç (Yanukovych). Me pavendosmërinë e vet, ndërsa më pas dhe me veprimet e tepruara barbare të ushtrisë dhe policisë, ai vetëm e acaroi dhe më shumë situatën. Unë mbaj një qëndrim shumë kritik edhe ndaj grupeve nacionaliste. Jam i mendimit se ata, po ashtu si dhe autoritetet pushtetore, duhet të fajësohen për gjakun e derdhur dhe dhunën. Dhe ja rezultati i gjithë kësaj katraure: Ukraina u ndodh aktualisht në prag të luftës civile.

Opozita po uzurpon me forcë godinat e administratave lokale në Perëndim - në Lviv, Ivano-Frankivsk, Ternopil ... Mos do të çojë vallë kjo në shpërbërjen e vendit?

- Kërcënimi i ndarjes së Ukrainës është në rritje. Dhe askush nuk merr guximin ta parandalojë këtë. Ne kemi lënë në harresë shembullin e Luftës Ballkanike dhe shpërbërjes së Jugosllavisë, kur në vend të federatës u dukën disa shtete. U shpërbë, vërtetë në mënyrë të civilizuar, edhe Çekosllovakia. Në këtë skenar të zhvillimit të ngjarjeve nuk beson askush deri në minutën e fundit. Ndarja e Ukrainës nuk u duhet as oligarkëve, as autoriteteve ukrainase, as Rusisë, as BE-së dhe as SHBA-së. Por vendi mund të ndahet në të vërtetë në dy pjesë me një kufi përgjatë lumit Dnieper...

Pozita e Presidentit të Ukrainës nuk i vjen aspak për mide edhe Brukselit. Përse të mos arrijë atëherë Vitali Kliçko (Vitali Klitschko) në bisedimet në Berlin vendosjen e sanksioneve kundër Presidentit Viktor Janukoviç (Victor Yanukovych)?

- Zonja Merkel, edhe pse është lokomotivë e BE-së, nuk dëshiron të bëjë asgjë me duart e veta. Por do ta mbajë megjithatë BE-në në zinxhir të shkurtër. Një mësim i mirë për opozitën e Ukrainës - për të është më mirë të ketë punë direkt me vetë Brukselin se sa të merret me udhëheqës të veçantë evropianë. Në fakt, BE-ja ka në dorë pak leva ndikimi mbi Ukrainën. Shumë më tepër ka Rusia. Për BE-në do të ishte mirë që të merrej vesh me Moskën dhe të ndihmonte në këtë mënyrë për zgjidhjen e krizës ukrainase. Edhe pse, natyrisht, askush përveç vetë ukrainasve nuk do të zgjidhë fatin e tyre.

Transmetimet e drejtpërdrejta nga Sheshi i Pavarësisë (Majdani) TV ukrainas i shoqëron me mbishkrimin e shkurtër "Revolucioni". Po për ju, personalisht, çfarë është ajo që po ndodh tani në Kiev?

- Unë udhëtoj vazhdimisht në Ukrainë dhe e njoh mjaft mirë jetën e atjeshme, realitetet politike të vendit. Ajo që po ndodh tani në Ukrainë ngjason më shumë me një rebelim të kontrolluar dobët, madje keq, të cilin askush, as Kliçko (Vitali Klitschko), as Jacenjuk (Arseniy Yatsenyuk) nuk është më në gjendje për ta udhëhequr.