Në Kiev dhe në një sërë qytetesh të tjera të Ukrainës natën e kaluar, si rezultat i veprimtarisë kriminale të forcave radikale të opozitës, u derdh gjak. Ka të vrarë dhe të plagosur si në mesin e popullatës civile, ashtu dhe në mesin e forcave të zbatimit të ligjit që mbrojnë interesat legjitime të shtetit për sigurimin e rendit publik.

Në rajonet perëndimore të Ukrainës puna shkoi deri në zaptimin e godinave të të policisë, prokurorisë dhe njësive ushtarake. Të rinjtë e panumërt burracakë, që prishin rregullin dhe bëjnë veprime skandaloze, tallen rëndë me policët, ushtarët, dhjetra prej të cilëve janë plagosur. Në fakt, fjalë në këtë rast bëhet për tentativën e rrëmbimit të dhunshëm të pushtetit.

Shkakton indinjatë të thellë mungesa e reagimit ndaj veprimeve të radikalëve nga ana e udhëheqësve të opozitës, të cilët, nën mbulimin e sloganeve demagogjike të përkushtimit ndaj demokracisë dhe vlerave evropiane, favorizojnë, nxisin revolucionin "kafe".

Nuk vërejmë ne as ndonjë reagim të qartë, koherent nga ana e politikanëve dhe institucioneve evropiane, të cilët refuzojnë të pranojnë se e gjithë përgjegjësia për veprimet e forcave radikale në Ukrainë bie mbi opozitën.

Pala ruse kërkon që liderët e "sheshit" (Majdanit) të ndalojnë gjakderdhjen në vendin e vet dhe të rifillojnë menjëherë dialogun me autoritetet legjitime pa kërcënime dhe ultimatume.

Ukraina është për Rusinë një shtet miqësor vëllazëror, partner strategjik i saj, dhe ne do të përdorim të gjithë ndikimin tonë me qëllim që në këtë vend të rivendosjen dhe të mbizotërojnë paqja e qetësia.